E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulet me 11 muaj dënimi për peshëngritësin Erkand Qerimaj

TIRANË- Pas apelimit të vendimit të Federatës Botërore të Peshëngritjes për ta pezulluar me 2 vite, pasi rezultoi pozitiv në testin antidoping, peshëngritësit tonë Erkand Qerimaj i ulet dënimi me 11 muaj. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës.

PEZULLIMI
Federata Botërore e Peshëngritjes pezulloi për 2 vjet peshëngritësin shqiptar Erkand Qerimaj pasi rezultoi pozitiv në testin antidoping, që iu nënshtrua në Europianin e Antalias, ku doli Kampion Europe në peshën 77 kg.

Peshëngritësi Erkand Qerimaj apeloi këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës.

Nga ky vendim Qerimajt iu hoq edhe titulli kampion i fituar në Antalia, si dhe fondi i akorduar nga Ministria e Sporteve, ndërkohë që nuk do të marrë pjesë në Olimpiadën e Londrës, duke bërë që Shqipëria të humbasë një prej sportistëve të saj më premtues.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›