Ekspertet: Kodi sipas standardeve
Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kane preferuar ti komentojne ndryshimet e bera ne Kodin Zgjedhor nepermjet eksperteve te tyre te komisionit parlamentare per reformen zgjedhore. Keshtu pasditen e djeshme, eksperti i PS-se, Damian Gjiknuri dhe ai i PD-se, Oert Bylykbashi kane ritheksuar edhe efektivitetin e ndryshimeve te bera ne Kod, pa lene vend per hapesira bashkepunimi me perfaqesuesit e partive parlamentare qe jane ne greve urie. Sipas Gjiknurit, ndryshimet ne Kod jane bere ne perputhje te standateve te kerkuara nga OSBE dhe institucione te tjera nderkombetare qe kane vezhguar zgjedhjet ne vend. Sipas tij, ne zgjedhje aktualisht nuk mund te procedohet me komisionere jopartiake, pasi eshte e veshtire qe ne vend te gjesh njerez te paangazhuar politikisht. Ne kete menyre duket se Partia Socialiste nuk ka ndermend te marr per baze edhe nje nga kerkesat e deputeteve greviste, ate te depolitizimit te procesit administrativ te zgjedhjeve. Nga ana tjeter edhe eksperti i PD-se, Oert Bylykbashi u shpreh se ndryshimet e bera ne Kod jane ato te duhurat dhe nuk kane aryse pse te kontestohen. Sipas Bylykbashit, keto ndryshime eleminojne edhe fenomenin e Dushkut, i cili ka qene problematik per zgjedhjet e kaluara ne vend. Por qendrimi politik per ceshtjen e amendimeve te Kodit Zgjedhor pritet te merret sot. Dy partite e medha parlamentare, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste pritet te vendosin sot ne lidhje me qendrimin e tyre ndaj greves se urise se 10 deputeteve ne Kuvend. Keshtu ne mbledhjet e grupeve parlamentare qe do te mbahen mesditen e sotme dy partite e medha PS dhe PD pritet te formulojne edhe qendrimet e tyre persa i perket edhe greves qe tashme ka hyre ne diten e tete te mbajtjes se saj. Qendrimi i ketyre dy partive, qe jane edhe bashkekryetare te komisionit parlamentare te reformes zgjedhore pritet te vij edhe pas kerkesave te reja te shpalluara nga deputetet greviste ne lidhje me perberjen e komisioneve te qendrave te votimit. Ne kete menyre vecanrisht PS pritet te dal me nje qendrim ne lidhje me keto kerkesa duke qene se eshte edhe partia me e madhe e opozites dhe se kerkesat per bashkepunim jane derguar kryesisht lidershipit te saj. Diten e djeshme perfaqesuesit e dy partive te medha kane preferuar te qendrojne ne heshtje persa i perket edhe kerkesave me te reja te ardhura nga deputetet e Levizjes Socialiste per Integrim, Partise Demokristiane dhe Partise Socialiste '91. Ne fakt ndonese greva e urise e 10 deputeteve ka hyre ne diten e saj te tete dhe gjendja e tyre sa po vjen dhe po perkeqesohet kryetari i PS-se, Edi Rama ka preferuar te shmang komentet ne lidhje me kete greve. I vetmi qe eshte prononcuar ne lidhje me grevistet ka qene nenkryetari i grupit parlamentare te PS-se, Erion Brace. Numri dy i grupit socialist ne seancen e pak diteve me pare e ka quajtur greven e urise se deputeteve si nje zgjidhje te tyren personale, si nje forme e drejte proteste e cila vlente per tu respektuar. Por Erion Brace duket se ka shprehur vetem qendrimin e tj personal ne lidhje me deputetet greviste dhe jo nje qendrim te perpunuar te Partise Socialiste ne lidhje me kete ceshtje. Nga ana tjeter Partia Demokratike ka qene me e hapur persa i perket qendrimit te saj ne lidhje me greven e urise se deputeteve te LSI-se, PDK-se dhe PS '91. Kryetari i kesaj partie, njekohesisht kryeministri Sali Berisha ka bere dy prononcime publike ne lidhje me kete mase te marr nga 10 deputetet. Ne keto deklarata kryeministri Berisha ka theksuar faktin se Partise Demokratike nuk i takonte te hynte ne negociata me deputetet greviste, duke e quajtur kete greve nje ceshtje te brendshme te opozites.