Dy motra, një dashuri

Tashmë ato janë jo vetëm dy motra, por edhe dy kolege që ndajnë skenën dhe suksesin me njëra-tjetrën, por secila çan vetë dhe nuk vuan për sukses. Nuk e kanë keq, pasi asnjëra prej tyre nuk do të jetë hija e tjetrës, edhe pse një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, pasi talentin e kanë me bollëk si Greta, ashtu edhe Eni. Por karamelja që sapo është prezantuar në tregun muzikor, moto të saj ka të ndjekë gjurmët e Gretës. Motrat Koçi janë aq të bashkuara, sa nuk u tunduan as nga ndonjë pyetje provokuese, por gjithsesi dashamirëse
Eni siguron “biletën” në muzikë
-Jeni vetëm 12 vjeçe, a nuk ju duket se jeni nxituar për t’u futur në tregun muzikor?
“Dëshira ime për t’u futur në tregun muzikor pavarësisht nga mosha, ishte shumë e madhe. Prindërit dhe motra ime Greta, duke parë parametrat e mi si këngëtare, vendosën që, edhe pse në moshë të vogël, të ndiqja këtë rrugë, duke startuar me këngën time të parë “Shpresë kërkon nga ti”.
-Që në momentin e parë që u promovua kënga, pati një bum të menjëhershëm. Si e pritët suksesin sa hap e mbyll sytë?
“Kur u zgjodh tema e kësaj kënge, që u kushtohet fëmijëve dhe njerëzve në nevojë, isha në ankth nëse do të realizohej vërtet ashtu siç e mendoja. Por kur kënga përfundoi, mendoja vetëm nëse performanca ime do të më ndihmonte të hyja në botën shpirtërore të fëmijëve dhe njerëzve në nevojë. Por pas daljes së klipit dhe reagimit të publikut, nuk kam mundur ta mbaj veten nga emocionet për dy-tri orë. Më dukej si ëndërr dhe nuk mund ta kuptoja se ajo për të cilën reagoi kaq shumë publiku isha unë”.
-Kënga juaj ka në tekst shumë prekës, që pakkujt në moshën tënde mund t’i kishte shkuar ndërmend. Kjo tregon se jeni një vajzë e pjekur dhe vlerësoni probleme që moshatarët tuaj nuk duan t’ia dinë, apo është thjesht një zgjedhje e mirë për t’u lançuar në tregun muzikor?
“Rrugës për në shkollë shihja njerëz që vuanin: disa lypnin, disa ishin me aftësi të kufizuara fizike e shumë fatkeqësi të tilla. Kështu që më lindi ideja që këngën time t’ua kushtoja pikërisht këtyre njerëzve. U kërkova prindërve dhe autorëve që kënga ime e parë të prekte këtë temë dhe me një mendim të përbashkët u vendos që ajo t’iu kushtohej fëmijëve dhe njerëzve në nevojë. Ishte një fat që kënga, duke trajtuar këtë temë, preku thellë publikun dhe u pëlqye”.
-Të gjithë prisnim se promovimi juaj i parë do të bëhej në hije, duke qenë motra e Gretës, por nga sa shihet në internet, ju e “keni mposhtur” motrën tuaj, duke krijuar një imazh tuajin. Si ndjeheni përballë një fakti të tillë?
“Motra dhe prindërit e mi kanë si qëllim që unë të krijoj një imazh individual artistik. Unë jam shumë e lumtur dhe ndihem krenare të më thonë motra e Greta Koçit, sepse ajo është thesari i muzikës shqiptare, por njëkohësisht jam e lumtur që po pozicionohem si këngëtarja Eni Koçi. Jam plotësisht e bindur që po të mos ishte emri i Gretës, do ta kisha shumë të vështirë të njihesha si individ. Të gjithë më dëgjojnë dhe më shohin si motra e Greta Koçit, dhe më pas më vlerësojnë si Eni Koçi”.
-Jeni motra dhe natyra ju ka falur me bollëk zërin, por duke qenë se ti je më “e freskëta” në tregun muzikor, do të doja të kisha opinionin tuaj. Kush nga ju të dyja ka zë më të plotë, pse jo edhe më të bukur?
“Zëri im ndryshon çdo moment, për arsye të moshës dhe rritjes sime fizike. Kurrë nuk mund të krahasohet zëri im me të Gretës. Do të isha shumë e lumtur nëse do të mund të arrija 50 për qind të cilësive vokale të motrës sime”.
-A ke një ide se me çfarë ritmesh do të vish në të ardhmen?
“Aktualisht po punoj për këngën e dytë dhe mendoj që pas tre muajsh do të hidhet në treg. Kjo këngë do të jetë e rrymës “house” dhe tema që do trajtohet, do të jetë dëshira për muzikën në lidhje me brezin tim”.
-Duke qenë motra, keni ngjashmëritë, por edhe dallimet me njëra-tjetrën. Çfarë mund të na thuash në lidhje me këtë?
“Motoja ime është të ndjek rrugën e motrës sime, Gretës, si në arsimim, edukatë, vlera artistike etj. Ne jemi motra dhe mendoj që të gjitha cilësitë dhe mundësitë i kemi të përbashkëta dhe të barabarta”.
Greta Koçi: “Me lançimin e Enit fansat janë dyfishuar”
-Ju kemi parë të ndryshoni në performancat tuaja, dhe bashkëpunimet nuk kanë munguar, por kësaj here me Stinen nuk ishit pak larg stilit tuaj?
“Unë kam eksperimentuar në shumë rryma muzikore dhe fatmirësisht kanë rezultuar të suksesshme. Mendoj se “R&B” është një nga rrymat të cilat pëlqej shumë dhe gjithashtu përshtatem”.
-I mbushët 17 vite jetë dhe ende nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë rreth ndonjë shkëndije dashurie. Si është e vërteta, ju pengojnë prindërit apo ju pëlqen ta mbani sekset jetën tuaj private?
“As njëra, as tjetra. Nuk kam diçka për të deklaruar në këtë pikë. Jam tepër e qetë, vazhdoj shkollën dhe karrierën”.
-Me daljen e motrës suaj, duket se territori i fansave tuaj është ngushtuar. A ndiheni “e kërcënuar” nga një fakt i tillë?
“Hahaha... Ndihem e lumtur që suksesi dhe dashuria e fansave mbetet brenda familjes. Mendoj se me lançimin e Enit numri i fansave është dyfishuar. Unë jam tepër e kënaqur që Eni ka shkëlqyer që në prezantimin e saj të parë”.
-A do të bashkëpunoni me të edhe në koncerte, apo e shihni si një rivale?
“Sigurisht që do të bashkëpunoj në koncerte me Enin, në kohën kur ajo të jetë e gatshme të