E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pjeter Lala, 47-vjecari qe ka "lindur" piktor

Pjeter Lala, 47-vjecari qe ka "lindur" piktor

Rrudhat e nje te moshuari fiksohen me shume kujdes me penel, ne portretin qe ka nisur te beje Pjeter Lala. Dhe jo pa qellim e ben nje gje te tille, te moshuarit jane ndoshta klientet me te bezdisshem per piktorin e talentuar, qe nuk ka bere as edhe nje dite shkolle per te mesuar kete art. Ata duan qe te mos duken edhe aq te moshuar sa jane, portreti i tyre duhet te jete plot jete, e per me teper, te kushtoje sa me pak. Dhe Pjetri nuk ua prish qejfin, por perpiqet qe te jete sa me prane kerkesave te moshes se trete. Nuk e ka te veshtire nje gje te tille, pasi sipas tij arti i piktures nuk eshte strikt. Madje, ndodh krejt e kunderta, ai me se shumti bazohet ne fantazi.

Portretberesi

Pjeter Lala, 47-vjec nga Mirdita, nuk ka marre mesime as ne Liceun Artistik, ku aktualisht eshte "ngulur" per te ushtruar profesionin e tij te zemres, dhe as ne Akademine e Arteve. "Jam autodidakt", thote piktori i cili tregon etapat neper te cilat ka kaluar jeta e tij, e lidhur shume ngushte me talentin. "Kur isha ne klase te pare, kuptova se me pelqente shume te pikturoja, madje se kisha edhe talent", e nis rrefimin Pjeter Lala. Ai tregon se arsimin e detyrueshem 8-vjecar, e ka bere ne Krume te Hasit, ku fatmiresisht i jepte mesim ne lenden e vizatimit nje mesues nga Mirdita, duke i dhene njohuri pothuaj si te ishte ne Lice. "Fillova te beja portrete. Sigurisht qe isha nje amator dhe kisha mangesi, por mesuesit qe me qendruan prane me bene ta zhvilloja talentin", thote 47-vjecari. Ai tregon se studimet e metejshme i kreu ne shkollen e mesme bujqesore ne Fan te Mirdites. Edhe atje ai pati fatin e mire te njihej me mesuesin Mark Paci, edhe ai piktor autodidakt. "Fillova te merrja porosite e zones. C'te ishin, fotografi, peizazhe, portrete, etj", tregon Pjetri. Ai rrefen se veshtiresite lidheshin pikerisht me bazen materiale, mungesat e te cilave e kane bere jo rrallehere qe te eksperimentoje me "metodat" e pikturimit. Duke qene se hynte ne kategorine e personave "te prekur" nga biografia e keqe, Pjeter Lala nuk pati mundesi ta zhvilloje talentin e tij duke e shoqeruar edhe me studimet perkatese. Keshtu, u detyrua qe te studionte pak kohe me vone ne Universitetin Bujqesor te Tiranes, duke u larguar keshtu nga endrra per te studiuar ne Akademine e Arteve. Kjo ndodhi vetem teorikisht, pasi praktikisht, Pjetri nuk e nderpreu per asnje cast punen e tij si piktor, e kryesisht si "portretberes".

Pikturat

Megjithese nuk pati mundesi te studionte ne Lice, apo ne Akademine e Arteve, Pjeter Lala duket i mirinformuar ne lidhje me artin e piktures. Njeh shume mire termat, tekniken, por edhe historine e artit. "Kam studiuar shume, duke lexuar libra mbi pikturat, mbi artin ne pergjithesi", rrefen 47-vjecari. Nisur nga veshtiresite ekonomike, shpeshhere ka pasur mungesa ne bazen materiale. Megjithate, ato nuk kane zgjatur shume, pasi Pjetri eshte munduar te jete sa me praktik duke eksperimentuar. "Kam perdorur thengjill ne dru, atehere kur nuk perdorej, sepse sot eshte ne mase, edhe thengjilli, edhe druri i posacem. Gjithashtu, kam perdorur te bardhen e vezes si fiksativ", tregon Pjeter Lala. Sa i perket, vendit qe ka zgjedhur te punoje, ndoshta instinktivisht ai ka zgjedhur nje ambient prane Liceut Artistik. Megjithate, kjo jo ne cdo periudhe te vitit. Gjate sezonit turistik ai zgjedh ta ushtroje profesionin e tij te dashur ne Durres, Ulqin, apo edhe Prishtine, ku ka punuar per vite me radhe. Aktualisht, Pjetri jeton ne shtepi me qira, me qellim per te qene prane femijeve te tij, te cilet aktualisht ndjekin studimet e larta ne Fakultetin e Shkencave te Natyres.

Ministrat, pjese e galerise se rruges

Klientet e piktorit mirditor, nuk i perkasin nje kategorie te caktuar. Atij i bejne porosi nga njerezit e thjeshte, qe nje fotografi duan ta perjetesojne ne pikture, ashtu edhe njerez te rendesishem. "Kam bere edhe portrete ministrash", rrefen 47-vjecari, duke dashur gjithsesi te ruaje konfidencialitetin dhe mos treguar konkretisht emra. Ne fakt, ai thote se nuk kane ardhur vete keta njerez te rendesishem per ta kerkuar dicka te tille, por miq apo te aferm te tyre kane sjelle nje fotografi, duke kerkuar portretin e pikturuar. Me "pisk" Pjetri duket se e ka punen me kategorine e moshes se trete. Perpiqet te jete shume i duruar, por ka raste qe ata behen "nazelinj". "Me sjellin nje fotografi qe t'u bej portret, por kerkojne qe pikturen ta bej ndryshe, ashtu sic ata e kane fantazuar", thote Pjetri. Edhe kur vjen momenti per te paguar, ata jane doreshtrenguar. Megjithate, piktori 47-vjecar, nuk ua prish. Shpeshhere u ka marre aq para sa ka pasur koston piktura, duke mos nxjerre fitim. Pjeter Lala nuk eshte penduar kurre qe ushtron profesionin e piktorit, perkundrazi. Atij i vjen keq per kohen e humbur, kur nuk ka pikturuar, gje qe perpiqet ta kompensoje ne vazhdimesi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›