Ekspertët: Kujdes deficitin buxhetor. Qeveria drejt sakrificave sociale
Situata aktuale e deficitit buxhetor mund të konsiderohet alarmante e njëkohësisht sfidë e vërtetë për qeverinë shqiptare në këtë vit, por edhe në vitin që vjen. Eksperti i ekonomisë Adrian Civici thotë se mundësitë e kufizuara të vendit tonë për të reduktuar borxhin qeveritar kërkojnë politika që shkojnë deri në sakrifica sociale.
“Kurset e një viti kur shpenzimet publike dhe stimuli fiskal nuk do ketë më atë efekt që pati në 2009, apo edhe në 2008 dhe kreditë kanë një tendencë për t’u shtrënguar dhe për t’u bërë edhe më të kujdesshme, mendoj që problemi i defiçitit buxhetor bëhet shumë alarmant. Duhet ta zgjidhim me shpejtësi, qoftë edhe me sakrifica të natyrës që mund të prekin zhvillimin ose nivelin e jetesës sepse jo vetëm që është një tendencë ndërkombëtare, jo vetëm që është një alarm europian, por me sa duket është sfida më e madhe me të cilin vendi do të përballet në 2010-2011” tha Civici.
Në fakt vështirësitë në menaxhimin e buxhetit i ka paraqitur si një sfidë edhe përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë. Në një intervistë të gjatë dhënë për ALSAT zonja Nuamah thotë se deficiti buxhetor përben shqetësim real.
“Situata greke dhe situata e borxhit sovran (vendas) në Evropë ka ngritur një pikëpyetje sepse nuk e dimë nëse jemi në rrugën e një rimëkëmbje të ngadaltë apo po shkojmë drejt një rënieje të dytë. Pra kemi ndryshueshmëri në mjedisin e jashtëm. Sigurisht unë mendoj se do të ketë ndikim në Shqipëri. Ju nuk jeni një vend i izoluar. Ju jeni në një pozicion strategjik, që në një kohë tjetër mund të ishte një avantazh shumë i mirë, për momentin mund edhe t’ju vendos në mes të një stuhie shumë më të madhe... në rastin kur Greqia dhe Italia po kalojnë masa drastike kursimi” tha Nuamah.
Alarmi që japin ekspertët bëhet më i qenësishem po të kemi parasyshë shifrat sipas të cilave qeverisë i duhet që në dy vjet të përgjysmojë pagesat vjetore në principale dhe interesa për stokun e borxhit.
“Shqipëria hyn në vendin e atyre vendeve me financa publike delikate. Ne rezultojmë me një deficit buxhetor mbi 7- 7.5% cka është një shifër shumë e lartë, po të kemi parasysh nivelin 3.5 dhe limitin 4 që ka qenë edhe në marrëveshjen me FMN, por dhe i shpallur si objektivi jonë. E rëndësishme është sa do jemi në gjendje që këtë deficit, megjithe angazhimet që janë marrë, të mund ta reduktojmë” thotë Civici.
Deficitet buxhetore kanë tronditur një sërë vendesh evropiane duke nisur nga problemet e mëdha që u shfaqën në Greqi. Janë këto deficite që kanë cuar deri në vënien në diskutim të ekzistencës së monedhës së përbashkët evropiane.
Adi Darsi < I mëparshmi