E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS tur të ri nëpër Shqipëri. Rama: Beteja për kutitë do vazhdojë

Megjithese kutite e votimit te 28 qershorit nuk jane hapur, socialistet jane te bindur se zgjedhjet u grabiten. Dhe per te forcuar kete bindje, kreu i Partise Socialiste Edi Rama nisi nga Berati dhe Durresi, nje tur qe do te vazhdoje ne te gjithe Shqiperine, me moton “Hap kutite, liro vizat, cliro ekonomine”.

“është i vetmi fitues qe i trembet të vërtetës së rezultatit që e ka nxjerrë fitues. është i vetmi fitues që i trembet si djalli temjanit rrugës nga ka ardhur për t’u shpallur fitues dhe që nuk ka kurajon që të dalë përpara popullit të vet dhe pa asnjë kompleks dhe pa asnjë ndroje të thotë: ja ku janë rrënjët e fitores sime” tha Rama.

Beteja per kutite do te vazhdoje tha Rama, duke sqaruar ndaljen e bojkotit dhe protestave vetem per kete periudhe negociatash.

“Sot ne jemi në një moment të ndërmjetëm kur i kemi dhënë shansin zgjidhjes s ëkësaj krize duke dëshmuar gjithë vullnetin tonë një kompromisi që i hap rrugë transparencës sepse kurrë nuk do pranojmë një kompromis që mbyll rrugën e transparencës” tha Rama.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›