E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet Modelin ekonomik e percakton sipermarresi ne tregun e lire

Interesi per ekonomine, madje edhe thithja e mendimit te huaj po vlerësohen nga opinion vendas. Megjithate, konferenca e zhvilluar këto ditë duket se nuk arriti të transmetojë mesazhe të qarta tek shqiptarët, madje për disa prej opinionisteve dhe eksperteve të ekonomise ngjante me shume me nje show ku bene pershtypje disa propozime te te huajve.
Sipas ekspertëve të eknomisë roli më i mirë i qeverisë së ardhshme, është të tregoj ë se cdo të bëjë me premtimet e mbajtura.

Modeli ekonomik e reformat strukturore janë një debat i filluar prej vitesh nga Banka e Shqipërisë, e kjo ishte tema kryesore e konferencës “Shqiperia e Gjeneratës tjetër”. Në opinionin e ekspertëve nuk pati ndonjë konkluzion, ndonëse sipas tyre, konkluzioni është vetë tregu i lirë. Bizneset po kërkojnë rregulla të barabarta loje në treg, e kjo duket zgjidhja më e mirë për shumë specialistë.

Për opinionistë si Lubojna kjo duket se mungon.

Për Civicin, modeli ekonomik e reformat në shërbim të tij janë të nevojshme, në nje kohë kur po fillojnë të shterojnë burimet që e mbështetën ekonomine deri më tani.

Ekspertët vlerësojnë se ekonomia u rrit edhe kur partnerët tanë shkuan në recension, megjithatë kjo rritje nuk u reflektua tek punësimi, cështja më e rëndëishme që duhet pasur në vëmendje sipas ekspertëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›