E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët: Obama duhet të rishikojë politikën e tij ndaj Iranit

Uashington (Start) -Një grup elspertësh dhe ish diplomatësh amerikanë kanë bërë të ditur se presidenti i zgjedhur, Barak Obama duhet të rishqyrtojë politikën amerikane ndaj Iranit, duke shmangur përballjen dhe përpjekjet e dështuara për të izoluar Teheranin nëpërmjet sanksioneve. Ndalimi i ambicies bërthamore të Iranit do të jetë një nga sfidat kryesore të politikës së jashtme të Obamës, pasi ai të marrë postin më 20 janar. Ai ka deklaruar se do të forcojë sanksionet, por ka ofruar edhe mundësinë për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta, citon Reuters. Paneli i përbërë prej 20 ekspertësh, që përfshinë akademikë dhe ish-ambasadorë amerikanë, paralajmëroi kundër një sulmi ushtarak ndaj Iranit dhe bëri thirrje për negociata të pakushtëzuara, duke theksuar se ishte mundësia e vetme e zbatueshme për të ndërprerë "një periudhë kërcënimesh dhe kundërshtimi". "Një sulm do të ishte me siguri një dështim, dhe përvoja e gjatë ka treguar se perspektivat për të detyruar në mënyrë të suksesshme Iranin nëpërmjet sanksioneve ekonomike janë të pakëta", theksuan ata në një deklaratë të përbashkët që do të paraqitet javën e ardhshme në një konferencë lidhur me ardhmen e marrëveshjeve SHBA-Iran.

Paneli përfshinë ish-të dërguarin special në Afganistan, James Dobbins, ish-ambasadorin amerikan në Kombet e Bashkuara, Thomas Pickering, dhe një disa akademikë për Lindjen e Mesme nga universitetet amerikane. SHBA-ja i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas Revolucionit Islamik dhe po drejton një përpjekje për të izoluar vendin lidhur me aktivitetet e tij bërthamore. Uashingtoni akuzon Iranin se po përpiqet të ndërtojë një bombë bërthamore, një akuzë që Teherani e mohon këtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›