E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjen 100 shtëpi, evakuohen mijëra banorë

Rreth 100 shtëpi mjaft luksoze janë shndëruar në hi dhe më tepër se 4 000 persona janë evakuuar për shkak të një zjarri që përfshiu 1 000 hektarë gjatë natës së djeshme në rajonin e pasur Santa Barbara, në perëndim të Kalifornisë.
Sipas AFP, Guvernatori Arnold Schëarzenegger shpalli gjendjen e emergjence dje në mëngjes, procedurë që mundëson mobilizimin e të gjitha burimeve të shtetit në rast rreziku të madh për njerëzit ose pronat.

Zjarri, që ra për shkaqe të panjohura ditën e enjte në orën 18:00, u përhap shpejt për shkak të erës që frynte me shpejtësi më të madhe se 100 kilometër në orë në Montecito, një qytet i pasur me 14 000 banorë në lindje të Santa Barbaras, në bregun e Paqësorit. Rreth 100 shtëpi, pjesa më e madhe mjaft luksoze, janë shkatërruar. Afro 4 500 persona kanë marrë urdhër për t'u evakuuar dhe 4 500 të tjerëve u është këshilluar të largohen nga zona, njoftuan zjarrfikësit, ndërsa Kryqi i Kuq hapi një qendër strehimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›