E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertët: Premtimi i Berishës se me humbjen e statusit humbëm edhe miliona euro, është një mashtrim

berishaaaaaaaaa

Pasi nuk ka mundur që ta shesë tek shqiptarët anëtarësimin në Bashkimin Europian si një standard, kryeministri Sali Berisha po mundohet të na thotë se humbja e statusit kandidat na ka sjellë edhe humbjen e miliona eurove nga BE, me shpresën se shqiptarët do jenë të ndjeshëm kur bie puna për paratë.

I bindur se shqiptarët besojnë se statusin e ka penguar për katër vite opozita dhe jo qeverisja e tij skandaloze, Berisha thotë se mund të kishim marrë miliona euro.

Por a është e vërtetë një gjë e tillë?

Balkan Insight ka pyetur ekspertët, që thonë se është thjesht një retorikë politike e Berishës. Sipas tyre, është një mashtrim të thuhet se kanë humbur miliona euro.

Përveç marrjes së statusit kandidat në BE, ka edhe të tjera kushte që duhet të plotësohen për të marrë fondet e Bashkimit Europian, për shkak se në fillim duhet të ndërtosh institucionet që duhet të menaxhojnë këto fonde, thotë Gledis Xhepali, drejtor ekzekutim i Lëvizjes Europiane në Shqipëri.

Pa forcimin e këtyre institucioneve, ne nuk do jemi në gjendje që të marrim këto para, shton ai, duke sjellë shembullin e Maqedonisë, që ka arritur të ketë akses në fondet e Brukselit në cash vetëm pesë vite pasi ka marrë statusin e vendit kandidat.

Berisha i ka akuzuar socialistët vazhdimisht se i kanë mohuar Shqipërisë qindra milionë euro nga grantet e BE-së për shkak se nuk kanë pranuar që të votojnë tre ligjet për marrjen e statusit kandidat.

Tre ligjet e bllokuara nga Edi Rama për të dëmtuar qeverinë, në realitet kanë dëmtuar interesat vitale të çdo shqiptari. Statusi kandidat nënkupton qindra miliona euro për investime të lira nga Komisioni Europian për rrugë, shkolla, spitale, në mënyrë që shqiptarët të jetojnë dhe të kenë infrastrukturën e qytetarëve europianë, tha Berisha.

Sipas Gjipalit, shtyllat kryesore të procesit të integrimit të Shqipërisë mbeten demokratizimi, pavarësia e institucioneve dhe zbatimi i ligjit./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›