E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama premton luftë ndaj pandëshkueshmërisë në Parlamentin Europian. Swoboda: Herën tjetër të presim si kryeministër

ramaKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte i ftuar në Parlamentin Europian nga Grupi Socialist dhe Demokrat.

Kryetari Rama bëri një rezyme të shkurtër të Programit të Partisë Socialiste lidhur me proceset kryesore për të cilat socialistët janë angazhuar për të ndërtuar në qeverinë e majtë, që do dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.

Në këtë takim Kryetari socialist theksoi se një pikë e rëndësishme e programit për një Rilindje Shqiptare është ribashkimi me Europën si një proces që duhet dhe do të nisë në bashkëpunim me miqtë dhe partnerët, për ndërtimin e standardeve europiane në Shqipëri.

Po ashtu u theksua edhe angazhimi për marrjen e statusit dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim brenda vitit të parë të mandatit të parë qeverisës.

Kultura e pandëshkueshmërisë ishte një tjetër çështje për të cilën Edi Rama u angazhua për një vullnet të hekurt në zbatimin e ligjit nga çdo qytetar i këtij vendi duke nisur së pari nga kabineti qeverisës.

Edi Rama, lideri i opozitës, u është përgjigjur edhe pyetjeve të eurodeputetëve lidhur me klimën parazgjedhore në Shqipëri, si dhe pritshmërinë për zgjedhjet e 23 qershorit.

Kryetari i Partisë Socialiste u ka kërkuar rreth 200 eurodeputetëve që të jenë të vëmendshëm ndaj procesit zgjedhor në Shqipëri duke kujtuar se sigurisht zgjedhjet në Shqipëri mbeten një problem shumë, shumë i madh, sepse sjanë të sigurta, sepse kanë qenë të manipuluara.

Në këtë seancë e posaçme të zhvilluar në Parlamentin Europian Edi Rama ka shprehur bindjen se e majta do ti fitojë zgjedhjet, duke renditur një prej arsyeve edhe bashkimin e së majtës, si faktor që konsolidon fort fitoren e qëndrueshme të socialistëve dhe progresistëve në 23 qershor.

Në emër të Grupit Socialist dhe Demokrat në PE presidenti i këtij grupimi Hannes Swoboda uroi Kryetarin socialist Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve.

Swoboda në fund të këtij takimi me eurodeputetët i është drejtuar Kryetarit të PS Edi Rama në vizitën tjetër ju presim si kryeministër./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›