E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertet Privatizimi i rrugeve nje iniciative e duhur

Projekti i dhënies me koncesion të rrugëve strategjike, sikurse është rruga Durrës-Kukës, vlerësohet si një iniciativë e duhur për të mirëmenaxhuar vepra të tilla. Njëzëri, ekspertët e ekonomisë shprehen se ky projekt duhet të ishte realizuar më parë.

Sipas tyre, mirëmbajtja e këtyre rrugëve kërkon fonde të mëdha nga buxheti dhe si të tilla financimet duhet të mundësohen nga vetë përdoruesit e saj.

Disa ditë më parë, kryeministri Berisha deklaroi në mbledhje qeverie, se rrugët strategjike do të jepen me koncension dhe theksuar se do të ketë një angazhim nga ana e ekzekutivit për realizimin e projektit brenda këtij viti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›