Mat, makina përfundon në greminë, plagosen 4 persona
MAT - Një aksident i rëndë automobilistik, me pasojë plagosjen e 4 personave, është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkopet.
Burime nga policia bëjnë të ditur se një automjet tip Benz me targa të Dibrës ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një greminë rreth 100 metra.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur nxjerrjen e 4 personave nga automjeti dhe dërgimin e tyre në spital. Identiteti i të plagosurve nuk bëhet i ditur.
Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rëndë.
Mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit të rëndë, por paraprakisht dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tiranë, motori del nga rruga, humb jetën 30-vjeçari