Ekspertët: Ujë i pastër dhe sapuni nxit rritjen e fëmijëve të vegjël
Tiranë- Qasja në ujë të pastër dhe sapun jo vetëm përmirëson higjienë, por mund të nxisë rritjen në fëmijët e vegjël, sugjerojnë kërkimet.
Një përmbledhjen e të dhënave globale u gjetën prova të një rritje të vogël në lartësi – rreth 0.5cm – në fëmijët nën pesë vjeç që jetojnë në familje me higjienë të mirë.
Studimet u zhvilluan në Bangladesh, Etiopi, Nigeri, Kili, Guatemala, Nepal, Pakistan, Afrikë e Jugut, Kenia dhe Kamboxhia.
Rritja e dobët ndikon 265m fëmijë globalisht me ndikimet afatgjata shëndetësore. Dëshmitë nga 14 studime që përfshijnë rreth 10.000 fëmijë vijnë nga shqyrtimi i provave të njohura e udhëhequ nga Shkolla londineze e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale (LSHTM) dhe shoqata e bamirësisë WaterAide.