E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rajoy përballë deputetëve: Gënjeshtrat për korrupsion dëmtojnë Spanjën

vanSpanjë- Kryeministri i sulmuar spanjoll Mariano Rajoy i ka thënë deputetëve se pretendimet e korrupsionit kundër tij janë “gënjeshtra dhe manipulime” që po dëmtojnë imazhin e Spanjës.

Kryeministri spanjoll foli përpara deputetëve mbi një skandal korrupsioni që kërcënon Partinë e tij qeverisës popullore (PP).

Z. Rajoy pritet t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me pagesat e paligjshme nga një fond i fshehtë i thesarit të drejtuar nga ish-PP-së, Luis Barcenas, i cili ndeshet me akuza për mashtrime tatimore. Si ai dhe anëtarët e tjerë të PP-së mohojnë pretendimet se kishin marrë pagesa të paligjshme.

Rajoy sugjeroi se ekonomia spanjolle ishte në fillimet për t’u shëruar nga vitet e krizës dhe shprehu shqetësimin se një fokus i vazhdueshëm mbi skandalin dëmton imazhin e Spanjës. Por ai pranoi se ka bërë një gabim duke besuar “në dikë që ne tani e dimë se nuk e meritoi atë”. Z. Barcenas është në paraburgim, ndërsa po hetohet rreth dyshimeve për korrupsione të tjera.

Zemërimi i përhapur mbi akuzat ka çuar në protestat antiqeveritare dhe thirrje për dorëheqjen e zotit Rajoy. Akuzat kanë prekur një nerv të ndjeshëm veçanërisht në Spanjën, e goditur nga një recesion i dyfishtë dhe papunësi të lartë.

Përleshjet shpërthyen mes protestuesve antiqeveritare dhe policisë në mes të korrikut, pasi më shumë se 1.000 njerëz u mblodhën jashtë selisë së PP-së duke i bërë thirrje qeverisë të largohet.

Z. Rajoy është shfaqur para deputetëve, pas kërcënimeve të një votimi mosbesimi. Ai tha: “Unë dua të jap një shpjegim, tregoj çdo gjë që ka ndodhur dhe të japë anën time të tregimit…për të gjithë qytetarët”.

Në janar të këtij viti, gazeta ‘El Pais’ publikoi një listë me pagesave ilegale brenda partisë. 

spanje2

Z. Rajoy dhe anëtarë të tjerë të PP-së në mënyrë të përsëritur kanë mohuar se ata kanë pranuar pagesa të paligjshme dhe kanë akuzuar zotin Barcenas se ishte duke i përpjekur për t’i bërë shantazh atyre.

Nënkryetarja e PP-së, Maria Dolores de Cospedal është thirrur për t’u paraqitur para hetuesve më 14 gusht.

Thirrjet për dorëheqje të zotit Rajoy u intensifikuan pas mesazheve tekst private të publikuara nga gazeta ‘El Mundo’, që sugjeronte se ai kishte lidhje miqësore me zotin Barcenas nga maji 2011 deri në mars 2013.

Z. Rajoy pranoi dërgimin e mesazheve për mbështetje për zotin Barcenas. Akuzat për korrupsion përkojnë me krizën më të keqe ekonomike të Spanjës për dekada të tëra dhe kanë kërcënuar se do të destabilizojnë përpjekjet e qeverisë për të mbështetur financat publike dhe për t’i dhënë recesionit fund.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›