Ekspertët e 11 shtatorit, në Gërdec
Ekspertët amerikanë do të hetojnë shkakun e shpërthimit të fabrikës së Gërdecit. Rama: Do të ndihmojnë hetimin
Ekspertët e Byrosë së Armëve dhe Eksplozivëve hetuan edhe sulmin e 11 shtatorit në Pentagon
TIRANË- Tragjedia e Gërdecit sjell në Tiranë ekspertët amerikanë të specializuar për zbardhjen eshpërthimit të eksplozivëve. Tash e tutje, krateri i shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve do të jetë krejtësisht në "duart" e specialistëve amerikanë. Të përfolur prej më shumë se një jave, ekspertët e SHBA-së pritet të nisin menjëherë hetimet në vendin e ngjarjes. Jo vetëm eksperienca, por edhe pajisjet e tyre laboratorike duket sejanë vendimtare në përcaktimin e shkaqeve të shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, e cila shkaktoi një nga tragjeditë më të rënda në vendin tonë.
***
Ka qenë kryeprokurorja Ina Rama, e cila ka bërë me dije jo vetëmmbërritjen e agjentëveamerikanë,por edhe detyrën e tyre në grupin e hetimit të tragjedisë së Gërdecit. Sipas kryprokurores, roli i 6 ekspertëve amerikanë do të jetë studimi i plotë kriminalistik i vendit të ngjarjes dhe përcaktimi i shkakut të shpërthimit. "Ekspertiza sa më profesionale e këtij momenti, mendojmë se do të na çojë në një konkluzion të saktë dhe shkencor në lidhje me rrethanat e kësaj ngjarjeje"-tha dje kryeprokurorja, gjatë një seminari ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ëithers. Jo vetëm fama e agjentëve të ATF-së, Buroja e Alkolit, Duhanit, Armëve dhe Eksplozivit, por edhe infrastruktura e tyre teknologjike duket se e ka bërë të domosdoshëm përfshirjen e tyre në hetimete tragjedisë së ndodhur më 15 mars.Përfshirja në grupin e hetimit të gjashtë agjentëvetë hetimit federal nga ShBA është bërë me kërkesë së Prokurorisë së Përgjithshme, e cila drejton hetimet mbi tragjedinë e Gërdecit.
***
E ndërsa është zyrtarizuar përfshirja e agjentëve amerikanë në grupin e hetimit, kryeprokurorja Ina Rama ka vlerësuar si të rëndësishme në zbardhjen e tragjedisë edhe të dhënat mbifirmën amerikane të kontraktuar nga MEICO."Një ndihmesë e madhe për zbardhjen e kësaj çështjeje mendojmë se do të jenë edhe të dhënat e kërkuara nga organet e drejtësisë së SHBA- ve, rreth kompanisë amerikane "Southern Ammunition Company" si dhe çdo kërkesë tjetër, e cila mund të rezultojë e nevojshme në vijim të hetimit. Ne shpresojmë se edhe në këtë drejtim do të gjejmë të njëjtën gatishmëri bashkëpunimi nga homologët amerikanë"-_tha dje Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama. Agjentët e mbërritur dje në Shqipëri janë nga Buroja nën drejtimin e Departamentit të Drejtësisë. Ata hetojnë zjarret e mëdha dhe shpërthimet e fuqishme me pasoja të rënda. Duke mbledhur prova në krateret apo në vatrat e flakëve, ata përcaktojë shkaqet e këtyre tragjedive.Ekipet e kësaj agjencie janë bërë të njohur në ndihmësën e tyre në një sërë ngjarjesh të rënda ndërkombëtare, siç ishin edhe aktet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. Agjendët e ATF-së u futën nën rrënojat e Pentagonit më 11 shtator 2001. Kjo Agjenci ka në përbërjen e saj edhe Ekipin Ndërkombëtar të Reagimit, i cili siguron ndihmë në hetime, në ekspertiza mjeko-ligjorenë krateret e shpërthimevenë territore të huaja.
EKSPERTËT
Ç'hetojnë agjentët e ATF
TIRANË- Hetues, teknicienë, inxhinierë dhe ekspertë bombash. Grupet e ATF-së që nisen drejt vendeve të huaja janë të pajisur me specialistë të fushave të ndryshme, Ata udhëtojnë së bashku me pajisjet e tyre laboratorike si dhe mjeko-ligjore apo mjete të kundërzbulimit . Ekspertët e ATF-së dalin jashtë Shteteve të Bashkuara edhe për të vlerësuar se si vende të ndryshme hetojnë incidente me origjinë eksplozivi. Përveç Pentagonit, një tjetër ngjarje e rëndësishme ku u thirrën specialistët e ATF-sëishteshpërthimi i bombës në "World Trade Center" në Nju Xhersi, në vitin 1993. Po kështu, agjentët e kësaj agjencie kanëofruar siguri në samitet e NATOS, G-8 apo aktivitete të tjera ndërkombëtare.
Ambasadori i SHBA-ve pohoi se tragjedia e Gërdecit është test jo vetëm për Prokurorinë, por edhe për drejtësinë
Withers: Të zbardhen autorët, qofshin këta dhe politikanë
TIRANË- "Zbardhja e tragjedisë së Gërdecit dhe dënimi i autorëve të saj do jetë testimi i paanshmërisë, jo vetëm për Prokurorinëe Përgjithshme, por për gjithë sistemin e drejtësisë shqiptare".Ka qenë ambasadori amerikan, Xhon Withers, i cili ka kërkuar dje një hetim të plotë të kësaj tragjedie ku humbën jetën 24 persona dhe janë plagosur qindra banorë të zonës. Në fjalën e tij, gjatë një seminari për "Teknikat e Hetimit Financiar", ambasadori amerikan është shprehur qartë mbi domosdoshmërinë e zbardhjes së tragjedisë dhe dënimit të autorëve, qofshin këta edhe persona politikë që kanë lidhje me shpërthimet në Gërdec.
***
"Ky hetim duhet të arrijë kudo ku çojnë të dhënat, pavarësisht se në ç'drejtim apo se kush është i përfshirë. Vetëm kjo do të rivendosë besimin publik në institucionet shqiptare të drejtësisë".Kështu ka deklaruar dje ambasadori amerikan, gjatë seminarit në Prokurorinë e Përgjithshme. Megjithëse nuk ka përmenduar emrakonkretë, ambasadori Withers ka qenë i qartë në mesazhin e tij në mënjanimine ndërhyrjeve të politikanëve nëhetimet e kësaj tragjedie. "Shpresoj që Prokuroria e Përgjithshme, për të gjetur të dhënat për kundravajtje,nuk do të hasë asnjë ndërhyrje politike të asnjë lloji. Më tej, shpresoj që procedurat gjyqësore të jenë rigoroze dhe që çfarëdo vendimesh që mund të jepen nga gjykatat shqiptare, ato të jenë në përputhje me krimet, pavarësisht statusit apo lidhjeve politike të kriminelëve"- tha dje Withers. Ambasadori amerikan, duke shprehur mbështetjen e tij të të plotë për një hetim tërësor, të gjithanshëm dhe të paanshëm për shpërthimin e Gërdecit,e ka konsideruar zbardhjen e ngjarjes si tepër të rëndësishmë për drejtësinë shqiptare. Po kështu, ai ka shprehur shqetësimine Shteteve të Bashkuara për menaxhimin e situates, pas tragjedisë së ndodhur."Ekspertët tanë e kanë këshilluar qeverinë që ekzistojnë çështje të sigurisë që mund të çojnë në lëndime të mëtejshme, nëse nuk ndërmerren ndryshime. Specifikisht, zona është ende e mbushur me municione të pashpërthyera, një pjesë e madhe e tyre nën sipërfaqe dhe shumica e shtëpive në zonën e shpërthimit kanë pësuar dëme serioze strukturore. Ekzistojnë gjithashtu rreziqe mjedisore që janë ende për t'u analizuar"- tha Withers.
***
Sipas ambasadorit amerikan, është ende herët për të folur për rikthimin e banorëve në banesat e tyre të prekura nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve."Kthimi tepër herët është si të afrosh rreziqe serioze për njerëz, që tashmë kanë vuajtur shumë. U kërkojmë autoriteteve shqiptare që të këshillojnë durim, derisa të jetë përfunduar pastrimi i zonës dhe derisa të jenë rindërtuar shtëpitë e dëmtuara"-tha dje ambasadori amerikan. Ndërsa ftesën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Withers e ka konsideruarsi një fakt historik të një epoke të re që do të shoqërohet me detyrime të reja, jo thjesht ushtarake. Sipas ambasadorit amerikan, parësore mes këtyre detyrimeve është ngritja e një sistemi gjyqësor të drejtë dhe të ndershëm; një sistem ku kriminelët çohen para drejtësisë, pa ndërhyrjet politike.
ASISTENCA
Ndihmat e SHBA-së për tragjedinë
TIRANË- Ndihmë, jo vetëm për të hetuar tragjedinë e ndodhur, por edhe për të përballuar pasojat. Ka qenë ambasadori amerikanai që ka bërë me dije ndihmat që Shqipëria ka përfituar nga SHBA, pas tragjedisë së ndodhur. Menjëherë pas shpërthimit të ndodhur më 15 mars, Ambasada Amerikane ka ofruar ndihmë mjekësore me vlerë 1,000 dollarë për qendrën e traumës së spitalit ushtarak, të blera me financimin e USAID. Gjithashtu, USAID ka ofruar 50,000 dollarë për artikuj ushqimorë dhe jo-ushqimorë emergjence për familjet e zhvendosura që do të shpërndahen nga Kryqi i Kuq Shqiptar, gjatë dy muajve të ardhshëm . Po kështu ekspertë amerikanë për menaxhimin e krizave, në Korpusin Xhenier të Ushtrisë së Sh.B.A. dhe Qendrës për Marrëdhënie Civilo-Ushtarake, janë konsultuar ngushtë me Qendrën për Menaxhimin e Krizave të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërsa njëekip me 10 anëtarë nga personeli i Ushtrisë së Sh.B.A., me përvojë të gjerë në materiale shpërthyese dhe shkatërrimin e tyre, sigurinë mjedisore, materialet e rrezikshme, rindërtimin dhe funeralet, i ofruan ndihmë Ministrisë së Mbrojtjes në vendin e shpërthimit, si dhe ndihmuan bashkërendimin e operacioneve në vend. Garda Kombëtare e shtetit të Nju Xhersit ka dërguar tre ekspertë për të vlerësuar nevojat për ndihmë përpara dërgimit të një ekipi specialistësh për rikuperimin nga fatkeqësitë.Ndërsa një kontraktor amerikani financuar nga qeveria e Sh.B.A. pritet të vijëjavën e ardhshme për të vlerësuar vendin e shpërthimit, përpara se të fillojë puna për pastrimin e materialeve të pashpërthyera në zonën pranë shpërthimit.
Sipas drejtorit të ISHP-së, Ylli 1 kilometër rreth kraterit zona është hot-spot. Kërkohet edhe asistenca e të huajve
ISHP: Banorët mos kthehen në Gërdec, zona mjaft e ndotur
TIRANË- Zona e Gërdecit është e rrezikuar nga ndotja ndaj dhe banorët nuk duhet të kthehen në shtëpitë e tyre, pa u bërë pastrimi i zonës. Ky është përfundimi i specialistëve të Insitutit të Shëndetit, sipas të cilëve 1 kilometër rreth kraterit është cilësuar si hot-spot (ndotje tepër e lartë) dhe kanë kërkuar asistencë ndërkombëtare për të nxerrë nivelin e ndotjes në mënyrë ekzakte. Sipas drejtorit të këtij insitucioni, Alban Ylli, ndotja e lartë mund të shkaktojë sëmundje shumë të rënda. "Zonae kraterit dhe një territor rreth saj në një perimetër që duhet të vendoset në një diskutim të përbashkët midis agjencive shtetërore mund të konsiderohet hot-spot ose zonë me ndotje të lartë dhe të mos lejohet për rezidencë apo bujqësi",- pohon Alban Ylli, duke shtuar se zona do të vazhdojë të monitorohet për një kohë afatgjatë lidhur edhe me ujërat nëntokësore dhe me ndotje të mëtejshme. Sipas tij bëhet fjalë edhe për ndotës si dioksine, HCB-të ose edhe ndotësit eksplozivë. Megjithatë ai thekson se ekzistojnë edhe një sërë ndotësish të tjerë të cilët janë duke u eksploruar edhe nga agjencitë tona, por edhe të huaja. "Sot kemi dërguar në Siena kampionë të tokës, ndërkohë që kemi kërkuar ndihmën edhe të agjencive britanike",- pohon Ylli, duke shpjeguar se elementët kimikë por edhe elementë të tjerë janë shumë të dëmshëm për shëndetin e banorëve, pasi ato shkaktojnë një sërë sëmundjesh, ku më të rrezikshmet janë tumoret. Kështu, nëse toka rezulton e kontaminuar nga këto elementë kimikë, atëherë rrezikohen edhe ujërat nëntokësorë ndaj specialistët kërkojnë një monitorim afatgjatë të kësaj zone. "Pra HCB dhe dioksinat janë komponime shumë të rrezikshme. Për këto ne u këshilluam nga ekspertët e huaj, që përveç ndotjes së zakonshme që janë metalet e rënda ka edhe ndotje të tjera. Kjo duhet të bëhet në vazhdimësi për të thënë se sa është shkalla e kontaminimit dhe sa është rrezikshmëria për njerëzit që do të vendosen aty",- thekson specialisti i ISHP-së, Agron Deliu.Eglantina Bardhi
TË VDEKURIT E GËRDECIT
Emrat e 24 viktimave
Pas lajmit për mbylljen e kërkimeve, Policia e Shtetit bën me dije emrat e 24 personave që humbën jetën nga shpërthimet në Gërdec. Sipas saj, trupat e 19 personave të gjetur nën rrënoja janë identifikuar në morgun e Tiranës, ndërsa 5 të tjerë humbën jetën në Itali, ku ishin dërguar për kurim më të specializuar.
Jetmir Ballazhi, i datëlindjes 29.02.1988, lindur dhe banues në MatRajmonda Durda, e datëlindjes 08.09.1974, banuese ne Marqinet, VorëMuhamet Hoxha, i datëlindjes 11.06.1951, banues në TiranëBesim Çanga, i datëlindjes 12.12.1957, banues në VorëRoland Alla ,i datëlindjes 18.06.1987, me banim në VorëHysen Cani, i datëlindjes 10.05.1957, me banim ne fshatin Marqinet, VorëLiljana Deliu, e datëlindjes 16.08.1083, me banim në fshatin GërdecJetmir Deliu, i datëlindjes 13.11.1986, me banim ne fshatin GërdecFlavio Deliu, i moshës 4 vjeç, me banim në fshatin GërdecReshit Kruja, i datëlindjes 28.11.1961, me banim në Vorë, roja i fabrikës Mehmet Hazizi, 62 vjeç, me banim ne fshatin MarqinetBukurie Cani, 46 vjeç me banim në fshatin GërdecArben Hasa, i datelindjes 25.03.1977, punëtor në VorëZilie Kaca, e datëlindjes 23.07.1979, punëtore GërdecEndri Dvorani, i datelindjes 25.01.1962, ekonomist i firmës.Shefki Cani, i datelindjes 05.04.1962, banues në GërdecZelije Leti, e datelindjes 02.11.1988, banuese në MarqinetIlirjan Malci, i datelindjes 15.09.1963, fadromisti i ushtrisë Shqipe Alhasa, i dalëtindjes 13.08.83, banuese në Picar, TiranëHumbën jetën në Itali Azem Kadri HamolliNafije LaçiZylfije AhmetiEdison DurdaKorije Deliu