E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, te mos perjashtohet nga procesi i liberalizimit

Shteti me i ri ne Ballkan, Kosova, nuk perjashtohet aspak ne projekt-rezoluten e Tanja Fajon, per liberalizimin e vizave. Ne te, propozohet gjithashtu, qe Parlamenti t’i beje presion Komisionit Evropian dhe Keshillit te Evropes, per te gjetur menyren per liberalizimin e vizave ndaj qytetareve te saj, duke respektuar statusin e Kosoves dhe diferencat mes vendeve anetare mbi Deklaraten e Pavaresise. “Kosova mbetet nje shqetesim serioz. Eshte e vetmja pjese e Ballkanit Perendimor, e cila lihet teresisht jashte procesit te liberalizimit te vizave dhe nuk eshte parashikuar as edhe nje perspektive bisedimesh. Kjo shkaktohet natyrisht nga ndarjet mes vendeve anetare per njohjen e pavaresise. Kompleksiteti politik i ketij problemi, eshte i kuptueshem, por qytetaret e Kosoves, nuk mund te lihen ne nje vrime te zeze te krijuar nga keto mosmarreveshje”, sugjeron Fajon. Ne projekt theksohet deshira qe procesi te vijoje shpejt, pa pengesa, dhe te miratohet qe me leximin e pare nga Parlamenti Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›