Ekspertet e ekonomise Qytetaret te mos kursejne por te shtojne konsumin

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka shtuar thirrjet për qytetarët, që të mos kursejnë, por të shtojnë konsumin.
Një fakt i tillë, konsiderohet si i duhuri nga ekspertët e fushës së ekonomisë, në një kohë kur konsumi ka rënë ndjeshëm në vend.
Ekspertët theksojnë gjithashtu, se duhet të merren masa në parashikim të ndikimit të krizave në vendet e huaja.
Apeli i guvernatorit Fullani në adresë të qytetarëve, për të shtuar blerjet, cilësohet si i duhuri, në një kohë kur konsumi i qytetarëve ka rënë ndjeshëm.
Specialistë të ekonomisë theksojnë faktin se thirrje të tilla janë praktika të njohura që bëhen edhe në vende perëndimore, në mënyrë që të shtohet optimizmi mes qytetarëve dhe bizneseve
Gjithashtu, ekspertët e ekonomisë flasin për një rrezik të zhvendosjes së krizës greke, duke e quajtur të rëndësishëm parashikimin dhe masat që duhet të merren për çdo rast.
Një ditë më parë, guvernatori i bankës së Shqipërisë, Ardiasn Fullani deklaroi gjatë fjalës së tij se ekonomia shqiptare është mbi baza të qëndrueshme dhe se nuk është e ndikuar nga zhvillimet globale apo kriza në vendet e tjera.