E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertët: Familjarët frikë nga shpenzimet

Shqiptarët po kursejnë, pasi frikësohen prej efekteve të një krize të mundshme. Faktori psikologjik dhe frika prej efekteve të krizës në vendet fqinje është një prej shkaqeve që ka çuar në uljen e shpenzimeve konsumatore. Një prej ekspertëve të ekonomisë dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arjan Kadareja, shpjegon se kursimet janë të tepruara ndërkohë që rritja e depozitave tregon se nuk ka pasur më pak të ardhura.
 

Megjithatë sipas ekspertit Kadereja, kjo klimë pritet që të jetë afatshkurtër dhe njerëzit nuk duhet që të ndikohen prej zhvillimeve aktuale. Ndërsa përsa i përket masave që mund të merren për rritjen e konsumit, eksperti i ekonomisë shprehet se e vetmja gjë që mund të bëhet janë thirrje për rritje të shpenzimeve.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›