E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si te evitohen mashtrimet fiskale ne Greqi

Me mjeker dhe floke te thinjura rreth 175 cm i gjate - Nikolaus Lekkas eshte ulur prane tavolines se tij sikur mbi supe te mbante nje pjese te borxhit grek.Mendojme se fjala eshte per rreth 25 te prodhimit bruto ne vend qe do te thote ne vit rreth 40 - 45 miliarde euro pohon ai.

Kjo eshte sipas mendimit te 60 vjecarit shuma qe shteti e humb cdo vit per shkak te fshehjes se tatimeve qe eshte bere nje prej gjerave me te perhapura ne Greqi. Greqia aktualisht ka rreth 340 miliarde euro borxh. Sikur greket ne 10 - 15 vitet e ardhshme te paguanin me rregull tatimet qe duhet te paguajne borxhet do te zvogloheshin ne mase te madhe. Por shume greke nuk jane te ndershem thote Nikolaus Lekkas.

Ketu kemi nje mjek qe punon ne sherbimin publik shendetesor. Ai ka nje rroge fikse dhe asgje tjeter. Ai ka pranuar se ka fituar per shembull rreth 400.000 euro. Ndersa ne ne xhirollogarite e tij gjejme 10 milione euro shpjegon ai.

Nevoja e hetimeve Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift George Papandreou Kryeministri perballe sfidave te medha.

Ketu fillon puna e rreth 1.800 nepunesve qe merren me hetimin e atyre qe nuk i paguajne tatimet si duhet shpjegon 60 vjecari. Ata duhet te zbulojne gjerat e pazakonshme dhe parate e fshehura qe jane fituar ne te zeze.

Ne shohim vetura ne rruge si Porshe Ferrari apo Bentley dhe pyesim veten te kujt jane ato Hulumtojme pak me thelle dhe shohim se si qendrojne punet. Mund te veresh dallime te jashtezakonshme mes atyre qe njerezit deklarojne se kane fituar dhe pasurive qe kane pohon ai.

Zyra e Nikolaus Lekkas eshte 35 msup2. Ai ka nje tavoline pune tre dollape me dokumenta dhe asnje lloj ekstravagance. Pajisja kryesore e punes se tij eshte nje kompjuter me te dhenat per 13 rrethe te ndryshme. Ai ka kerkuar qe me bashkepuntoret e tij te kene qasje tek te gjitha te dhenat ne kadaster konto ne vend dhe jashte vendi dhe te gjitha pasurite e personave te dyshuar. Por ne Greqi ende nuk mund te kontrollohen keto gjera.

Nikolaus Lekkas mendon se nuk eshte mire qe keta persona te hetohen nga agjente private. Deri tani askush nga autoritetet tatimore nuk ka biseduar me te per kete ceshtje.

Vizioni i tij

Nikolaus Lekkas ka dhe nje vizion Ai eshte i bindur se vendi i tij mund te shpetohet. Por problemet mund te zgjidhen vetem me angazhime te jashtezakonshme qe do te thote se shteti dhe qytetaret duhet te ndryshojne sjelljet e tyre. Kjo nenkupton edhe investime nga bota e jashtme. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Investimet mund te ndihmojne shpetimin e Greqise.

Ne kemi nevoje per investime. Eumlshte e vertete qe askush nuk do te vije nga jashte dhe te zgjidhe problemet tona me ata te cilat nuk paguajne tatimet. Por ne kemi nevoje per investime dhe kontrolle fiskale. Ai qe do te investoje duhet te jete i sigurt se cilat jane obligimet e tij fiskale dhe sa mund te jene fitimet. Keto investime duhet te vijne nga vendet e BE-se pohon ai.

Deri sa nuk vijne keto investime greket duhet te gjejne resurset e brendshme per te tejkaluar kete gjendje. Privatizimi i sipermarrjeve publike do ti sjelle shtetit perfitime ne vlere prej rreth 50 miliarde euro. Me keto para do te paguhet nje pjese e borxhit. Nikolaus Lekkas ne fund shikon ne drejtim te qiellit sikur edhe nga ky drejtim pret ndihme.

Autor Reinhard Baumgarten/Bahri Cani

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›