Ekspertët e golit

Edhe pse kanë mbetur dy muaj deri në përfundim të sezonit 2009-10 në ligat evropiane, tashmë veç kanë dalë në pah lojtarët që kaluan një vit të paharrueshëm. Nëse mendojmë për Spanjën, sigurisht se të gjithë sytë shkojnë kah Lionel Messi.
Ylli argjentinas, me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme, po e udhëheq edhe këtë sezon Barcelonën drejt sukseseve. Në tri ndeshjet e fundit, ai ka realizuar 8 gola – kundër Valencias (3), Stuttgartit (2) e Saragozzës (3).
Të arriturat e “gjeniut të vogël”, aktualisht futbollisti më i mirë në botë, nuk përfundojnë këtu: Messi është golashënuesi më i mirë në La Liga me 25 gola, ndërsa në të gjitha kompeticionet ka realizuar 34 sosh.
Jo shumë larg argjentinasit, gjendet Wayne Rooney. Falë golit të shënuar ndaj Liverpoolit, sulmuesi anglez i Manchester Unitedit u konfirmua si golashënuesi më i mirë i Premierligës me 26 gola.
Kurse, në përgjithësi këtë sezon ai ka shënuar 33 herë, duke konfirmuar formën më të mirë në karrierë. Prapa tij, renditet Didier Drogba, që ka shënuar 22 gola në kampionatin anglez.
Nëse rikthehemi në Spanjë, mund ta vërejmë shpërthimin e një tjetër argjentinasi. Bëhet fjalë për Gonzalo Higuain, që me shënimin e së shtunës kundër Sporting Gijonit, ka arritur në kuotën e 20 golave në La Liga. Sulmuesi i Realit të Madridit, që me formën e tij jetësore, e ka lënë në bankën e rezervistëve një futbollist të klasit të Karim Benzemas, këtë sezon ka një mesatare të hatashme të golave: shënon çdo 75 minuta.
Në Serie A italiane, dygolëshi i shënuar kundër Romës, e ka ngritur numrin e golave të sulmuesit të Udineses, Antonio Di Natales në 21, 4 më shumë se interisti Diego Milito.
Në Bundesliga 1 më së shumti po shkëlqen sulmuesi i Leverkusenit, Kiessling, që ka gjetur rrjetin 16 herë. Aty diku gjendet edhe sulmuesi kosovar, Albert Bunjaku, që ka shënuar 12 gola me ekipin e tij Nurnberg.
Nëse i shikojmë kampionatet më inferiore, vërejmë se sulmuesi i ri, Lukaku, me Anderlechtin e Besnik Hasit, këtë sezon ka realizuar 15 gola, duke u bërë golashënuesi më i ri në histori të kampionatit belg. Lukaku, që kërkohet nga klubet e mëdha angleze, është vetëm 17 vjeç.