Ultimatum Ançelotit, përmirësim në 3 javë
çesli
Tri javë, 21 ditë. Kjo është loja që i mbetet Karlo Ançelotit për të shpëtuar sezonin e çelsit e, për rrjedhojë, pankina e tij, sipas asaj që thotë “Mirror Sport”, një pjesë drejtuesve të “blues”-ave, ajo më pranë Roman Abramoviçit, e ka ngritur gishtin kundër trajnerit më shumë sesa kundër lojtarëve për numrin e vetëm 5 fitoreve në 11 ndeshjet e fundit. Tekniku italian shikohet si përgjegjësi i momentit të keq që po kalon çelsi. Gjatë kësaj kohe skuadra vazhdon të humbasë lojtarë të rëndësishëm në mbrojtje, si Ivanoviç.
#