E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso: Ta nisim gjithçka nga zero

Formula 1

“Duhet të qëndrojmë me këmbët në tokë, të ruajmë qetësinë dhe përqendrimin: në garën e Melburnit do të nisim gjithçka nga zero. Për sa më takon mua, asgjë nuk ka ndryshuar: në kampionatin aktual janë katër skuadra dhe tetë pilotë që mund të luftojnë për të fituar. Duhet të japim maksimumin për t’u renditur përpara të gjithëve”. Këto janë fjalët e Fernando Alonsos, pilotit të Ferrarit, që pas triumfit në Bahrein, tashmë kërkon më tepër kujdes. Sipas spanjollit, “rruga drejt titullit është ende e gjatë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›