E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i basteve, dyshohen edhe dy ndeshje të Serisë B

Itali

Pas basteve të bllokuara për barazimin e së dielës në takimin Kievo-Katania, për të cilën federata italiane ka hapur një hetim, “Snai”, vendosi të pezullonte bastet edhe për ndeshjen e Serisë B, Viçenca-Krotone, ndërsa për Frozinone-Modena kuotimet u kufizuan vetëm për shenjat 1X2. Vendimi i kompanisë kryesore përtej Adriatikut erdhi për shkak të basteve jonormale mbi barazimin e dy sfidave të luajtura dje. Me fjalë të tjera, gjatë së martës ishte e pamundur që të vendoseshin shifra monetare për Viçenca-Krotone, ndërsa për takimin tjetër nuk pranoheshin baste për pjesën e parë dhe rezultatin final, golat e të tjera si këto, ndërsa kuotimi për barazimin u ul në koeficientin 2.10 (ndërsa normalisht për shenjën “x”, kuotimi nuk zbret nën 2.90). Sipas zyrtarëve të “Snai”-t dyshimet mund të kenë lindur edhe prej një “efekti domino” pas ndeshjes Kievo-Katania, me “bookmaker”-sat që janë të bindur se situata e së dielës mund të përsëritej edhe në Serinë B. Pasiguritë e shumta të krijuara në ekipin salentin, ku trajneri Xhanini dha dorëheqjen, kanë sjellë edhe bllokimin e basteve për ndeshjen Xhalipoli-Triestina. Të gjitha këto ndeshje kanë ngritur dyshime rreth ndershmërisë së ligave në Itali, ndërsa ato regjistrohen pas skandalit më të madh që përfshiu futbollin europian, vetëm pak muaj më parë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›