E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, makina përplaset me betonieren, vdes një person

KORCË- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në aksin rrugor Korçë-Kapshticë.

Nga përplasja e një makine me një mjet të tonazhit të rëndë, tip betoniere ka humbur jetën një person ende i paidentifikuar nga policia.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur paraditen e sotme tek kryqëzimi i fshatit Plasë, ndërkohë që policia e qytetit juglindor ka nisur tashmë hetimet për ngjarjen.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›