E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertet e mjedisit, masa parandaluese per zjarret ne Vere

Komunat dhe bashkite e te gjitha qyteteve, do te kene nga nje skuader te posacme te cilat do te pergjigjen cdo moment, nese ne territorin e tyre ka rene zjarr. Por, me te vemendshme keto skuadra do te jene per parqet kombetare, apo zonat e pyjeve te medha te cilat rrezikojne nje bimesi te madhe per vendin tone. Stina e Veres dhe rreziku nga zjarret ka mobilizuar Ministrine e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, per marrjen e masave me qellim menaxhimin e tyre ne pyje dhe kullota. Fushatat sensibilizuese per rrezikun e zjarreve, shkaktaret e tyre, efektet shkaterruese mbi floren dhe faunen, eshte nje nga masat e marra nga kjo Ministri. Nderkaq, ngritja e sistemit te vrojtim-sinjalizimit, vleresohet si nje tjeter mase e rendesishme per nje zbulim te shpejte te vatrave te zjarreve si dhe nderhyrje ne nje kohe sa me te shkurter ne raste zjarresh. Ne Drejtorite e Sherbimit Pyjor ne bashki e komuna, do te funksionojne skuadra te posacme per shpetimin nga zjarri. Prioritet do t'u jepet Parqeve Kombetare dhe pyjeve halore me rrezikshmeri te madhe zjarri, ku per periudhen qershor-tetor, prane DSHP-ve dhe komunave do te vendoset sherbimi 24-oresh i gatishmerise. Nje rol te rendesishem ne menaxhimin e zjarreve, parandalimin apo shuarjen e tyre, ka bashkepunimi dhe bashkerendimi i punes midis institucioneve shteterore ne nivel qendror, rajonal dhe lokal dhe i aktoreve te tjere si perdorues, pronare dhe subjektet private.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›