"Shqiperia, numer te madh divorcesh"
Shqiperia renditet nje nder vendet qe ka nje numer te larte te divorceve dhe kjo, per shkak te varferise, papunesise, ndryshimeve te medha sociale, qe sjellin edhe numrin e madh te femijeve te braktisur. Sipas te dhenave nga "Amici dei Bambini" ne Diten e Femijeve te Institucionalizuar, shume familje ne Shqiperi nuk i kane kushtet ekonomike, per te rritur femijet e tyre dhe i dergojne ata ne institucione. "I tille eshte instituti i femijeve 6-14 vjec "Zyber Hallulli" ne Tirane ku aktualisht ka 41 femije. Eshte per t'u theksuar fakti se shumica e ketyre femijeve, vijne aty jo sepse jane jetim por sepse familjet e tyre per shkaqe te ndryshme sociale dhe ekonomike, nuk kane mundesi t'i rrisin femijet", thuhet ne komunikaten per shtyp te "Amici dei Bambini". Ne Diten e Femijeve te Institucionalizuar, "Amici dei Bambini" ka organizuar nje aktivitet ne Kodrat e Liqenit Artificial per te gjithe ata femije, te cilet jetojne ne keto institucione. Nderkohe qe eshte bere edhe sensibilizimi i prinderve qe krijojne keto situata, se largimi i nje femije nga familja, ka nje kosto shume te madhe ne shpirtin e tij.