Ekspertët e turizmit: Vera 2011, 20% më shumë turistë nga Ballkani
Ekspertët e turizmit në vend parashikojnë një rritje të turistëve nga Ballkani me 20%.
Sipas përfaqësuesve të Shoqatës së Turizmit, turistët, që kryesisht janë nga Ballkani, janë rritur me 20 për qind për çdo vit dhe të tillë parashikohen edhe për vitin 2011. Atmosfera për fushën e turizmit shfaqet pozitive, si për prioritetet që i ka dhënë qeveria kësaj industrie, ashtu edhe për nga investimi privat. Ndërsa është çelur zyrtarisht sezoni veror turistik, përfaqësues të Shoqatës së Turizmit raportojnë prurje pozitive të turistëve që kanë vërshuar drejt brigjeve. Sipas drejtorit të Akomodimit, Zak Topuzi, megjithëse zgjedhjet ishin në qendër të vëmendjes, turistët kanë qenë aktivë edhe gjatë muajve të fushatës. Sipas zotit Topuzi, tashmë qëllimi i Shoqatës së Turizmit është rritja e cilësisë së shërbimeve, me qëllim rritjen e konkurrencës. Aktualisht, ligji i Turizmit po i nënshtrohet disa ndryshimeve, me qëllim që të shtohet kërkesa e standardeve ndaj operatorëve të turizmit. “Ligji për turizmin po rishikohet sërish, me qellim qe te forcohen standardet ndaj operatoreve te turizmit. Ky ligj, eshte tashme ne formen e nje drafti dhe pritet te miratohet”. Aktualisht, ligji i Turizmit po i nënshtrohet disa ndryshimeve, me qëllim që të shtohet kërkesa e standardeve ndaj operatorëve të turizmit.
Kryeministri Berisha ka deklaruar që investitorët e rinj të turizmit malor do të përjashtohen nga taksat për 8 vjet rresht.