E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi malor Bozdo Ja ku mund te investohet

Përmirësimi i infrastrukturës dhe krijimi i lehtësirave të tjera për jetesë normale ka krijuar kushtet për zhvillim të zonave malore. Pak ditë, pas asaj çka deklaroi kryeministri i vendit për zona të lira fiskale, zëvëndës ministri i Ekonomisë shpjegon për Albanian Screen mundësitë ku investitorët mund të operojnë.

"Ka ardhur ekzaktësisht koha për ta bërë një gjë të tillë, për sa kohë problemet e infrastrukturës bazë nuk ekzistojnë më. Potencialet janë atje, që vijnë si në rrafshin agrobujqësor, ashtu edhe në atë turistik dhe besoj që janë burime që duhen shfrytëzuar deri në fund, për të nxitur këtë lloj investimesh. Për të çuar atje investitor që ndyshe do ta shihte me mëdyshje investimin në një zonë të largët malore të vendit. Duhet që qeveveria me një kuadër rregullator fiskal lehtësues, të ndërhyjë për t'u dhënë nxitje këtyre investimeve"-thotë Eno Bozdo, zv/ministër i Ekonomisë.

Para pak ditësh kryeminstri kërkoi në mbledhjen e qeverisë që ministria e Financave në bashkëpunim me ministri të tjera të hartonte paketën ligjore për të mos përfshirë në skemat e tatimeve për 8 vjet, të gjitha bizneset që do të investojnë në zonat malore dhe të varfra.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›