Ekspertet elektronike Partite te largojne militantet nga komisionet zgjedhore
Organizata dhe Institute studimore te pavarura u bene sot thirrje partive politike qe reformen zgjedhore ta kryejne njekohesisht me reformen teknologjike te procesit te votimit. Instituti i Teknologjive te Informacionit Instituti EUNACAL dhe Instituti per Zhvillimin e Sistemit Zgjedhor u kerkuan partive qe te heqin dore nga perfaqesimi partiak ne komisionet e votimit dhe te numerimit por zgjedhjet e ardhshme fletet e votimit te numerohen me skaner. Perfaqesuesit e ketyre organizatave diskutuan variantet e ndryshme se si zgjedhjeve shqiptare tu shtohet besueshmeria dhe cilesia demokratike permes numerimit elektronik te votave.
Drejtuesi i Institutit te Teknologjive te Informacionit Pjerin Marku thote se numerimi elektronik i votave shkurton ne minimum kohen e nxjerrjes se rezultateve dhe shmang mosbesimin mes paleve.
Kjo eshte semundja jone politike e gjithe ketyre viteve ne i leme te gjithe nsekonden e fundit dhe se dyti nuk kemi besim tek tjetri perballe. Teknologjia na jep te gjitha mundesite mjafton te duam qe shmangim keto lloj semudjesh te sistemit tone elektoral. Numerimi elektronik eshte nje domosdoshmeri dhe besoj se do te pranohet nga te gjitha palet - tha ai.
Ekspertet pohojne se Shqiperia ka mbetur prapa vendeve te tjera ne numerimin e votave me dore dhe vonesa te jashtezakonshme deri ne nje muaj nga data e zgjedhjeve. Drejtuesi i Institutit per Zhvillimin e Sistemit Zgjedhor Kristaq Kume thote se militantet partiake duhen larguar nga kutite e votimit dhe rezultati me i paster mund te vije nga kompjuterat. Te perdoresh teknologjine e informacionit do te thote qe te heqesh subjektin te heqesh njeriun. Partite politike nuk duhet qe te kene me mundesi qe te jene pjese e administrimit dhe te pranojne me pas rezultatin qe del nga nje njesi indiferente pra nga kompjuteri - tha ai.
Teknicienet propozuan qe ne zgjedhjet e ardhshme Shqiperia te provoje se paku nje projekt pilot me votime elektronike ne nje qytet te madh brenda vendit dhe ne nje shtet perendimor per emigrantet. Perfaqesuesit e shoqerise civile thone se deri dje jane bere investime te medha ne videokamera dhe pajisje te tjera sigurie per zgjedhjet qe synon rritjen e transparencen por numerimet perseri beheshin nga militantet dhe komisioneret partiake. Sipas eksperteve te kesaj fushe ligjvenesit dhe partite politike duhet te pranojne se paku numerimin me elektronike dhe pastaj te diskutojne se deri ne cfare shkalle do ta perfshijne teknologjine digjitale ne mbarevajtjen e procesit zgjedhor. Por ndryshe nga heret e tjera kur reforma zgjedhore zvarritet deri ne afatin e fundit per futjen e teknologjive digjitale ne procesin zgjedhor duhen marre vendime shume muaj perpara.