Reuters: Tre skenarë për Greqinë me një fund të përbashkët
Skenari i parë
Sipas skenarit të parë dhe me më shumë gjasa, qeveria merr votëbesimin nga parlamenti.
Në këtë rast, Papandreu ndjek konsultime me Demokracinë e re për të formuar një qeveri me një tjetër kryeministër.
Ish-guvernatori dhe ish-zëvendëspresident i Bankës Qendrore Evropiane Lukas Papadimos do të jetë kryetar i një qeverie teknokratësh.
Agjencia thotë se më pas marrëveshja "thyhet", dy partitë që mbështetën qeverinë tranzitore nuk bien dakort mbi jetëgjatësinë e kësaj qeverie, deri në zgjedhje. Qeveria bie dhe shpallen zgjedhje të parakohshme, duke e lënë vendin në kaos.
Skenari i dytë
Qeveria thjesht nuk merr një votë besimi dhe shkohet në zgjedhje, të cilat sipas Kushtetutës nuk mund të bëhen më vonë se një muaj.
As zgjedhjet nuk sigurojë stabilitetin, ndërkohë që sondazhet i japin përparësi Demokracisë së re, por pa një shumicë absolute në parlament.
Nëse nuk do ketë një fitues të qartë atëherë do kërkohet një koalicion, ose në zgjedhje të reja për një shumicë më të fortë parlamentare.
“Eshtë e dyshimtë, në këto kushte nëse kreditorët e huaj do të miratojnë lirimin e këstit të ardhshëm", tha Rojters.
Skenari i tretë
Në rastin e tretë Papandreu nuk merr votëbesimin sonte.
Partitë politike, për të marrë këstin e gjashtë përpiqen për një qeveri kalimtare, që do të marrë frerët për të siguruar ndihmën ndërkombëtare.
Presidenti merr iniciativën duke dhënë kohë 3 ditë për të formuar qeveri koalicioni.
"Ky proces është i pashembullt në jetën politike të Greqisë", dhe në çdo rast lë përsëri në kaos vend për një kohë të gjatë dhe ndoshta çon në zgjedhje, gati një muaj e gjysmë nga tani.
(d.xh/balkanWeb) Lidhje te tjera Greqi, ankth për rezultatin e votimit sonte në Parlament Venizelos: Sot na duhet votëbesimi, për qeverinë e koalicionit Greqia, cështja e parë në median ndërkombëtare Greqi, Junker: Nuk ju ndihmojmë dot, nëse nuk dëshironi Papandreu anulon referendumin: Opozita do votojë marrëveshjen Greqi, Samaras: Me Papandreun nuk ka konsensus