Internet Explorer zbret nën nivelin e 50 % të përdoruesve
Chrome dhe Safari janë më të përdorur nga smartphone dhe tablet, sipas Netmarketshare.com kjo ul në përqindje përdoruesit e software-it të Microsoft, që për herë të parë prej dhjetë vjetësh zbret nën nivelin e 50 % të përdoruesve të software-ve për internet.
Mbetet gjithnjë programi më i përdorur, por pas dhjetë vjetësh dominim të pakundërshtueshëm Internet Explorer nuk përdoret më nga shumica absolute e përdoruesve. Shuma e përdoruesve e të gjithë browser-ave të tjerë, duke marrë parasysh lidhjen në rrjet me anë të pc, smartphone dhe tablet, për herë të parë
kalon në përqindje software-in e Microsoft.
Të dhënat e marra në Tetor nga Netmarketshare.com, tregojnë se Internet Explorer përdoret nga 49,59% e përdoruesve, ndërsa Firefox nga 21,2% e tyre, Chrome nga 16,6% dhe Safari nga 8,72%.
Një rënie që i detyrohet mbi të gjitha trafikut “mobile”, pra me anë të smartphone apo tablet, ku përdoret më shumë software Chrome i Google dhe Safari i Apple.
Duke marrë në konsideratë vetëm trafikun “mobile” në krye të klasifikimit qëndron browser-i i Apple me 62% të përdoruesve i ndjekur nga 18,6% të programit të Google.
Të dhënat tregojnë se përdorimi i programit të Apple rritet më shumë se shitja e smartphone-ve, si rrjedhojë e rritjes së trafikut prej iPad-ëve që po shtohen shpejt.
Për sa i përket trafikut vetëm me anë të personal computer, që vlen sa 94% e të gjithë trafikut në total, Internet Explorer mban ende 52,6% të përdoruesve kundër 22% të Firefox dhe 17,6% të Google Chrome.
(a.s/BalkanWeb)