E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet tregtari i kromit, akuzohet për vrasje në tentativë

BULQIZË- Policia me urdhër të Gjykatës së Lartë ka arrestuar mbrëmjen e sotme Adrian Duricin.

Arrestimi i tij u bë sot bazuar ne vendimin e Gjykatës së Lartë marrë me 28 shtator, vendim që ka rrëzuar në këtë mënyrë Gjykatën e Shkallës së Parë në Dibër dhe Gjykatën së Apelit të Tiranës për masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, dhëne ndaj Adrian Duricit.

Por, ndryshe nga proceset zhvilluar në Gjykatën e Dibrës dhe atë të Apelit në Tirane, ku Durici akuzohej vetëm për ‘armabajte pa leje’, Porkuroria ka ndryshuar akuzën në Gjykatën e Lartë duke i shtuar atij dhe akuzat e “vrasjes me dashje” në bashkëpunim të mbetur në tentativë si dhe “shkatërrimit të pronës”.

Vendimi i Gjykatës së Lartë që u mor vetëm 6 muaj pasi cështja ishte regjistruar në të, solli arrestimin e Adrian Duricit, i cili aktualisht është duke u gjykuar në Gjykatën e Dibrës per armëmbajtje pa leje dhe ndaj të cilit është ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest shtepie” në “detyrim paraqitje”.

Adrian Durici merrej me tregti  kromi, ndërkohë që pas konfliktit me grupet rivale të kromit në banesën e Adrian Duricit, më 12 janar shpërtheu një sasi tritoli, por duke mos shkaktuar asnjë viktimë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›