E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamëz dhe Selitë, pa ujë në mes të dimrit

Tiranë – Banorët e zonës pranë Institutit Bujqësor në Kamëz, vuajnë mungesën e ujit të pijshëm si në ditët e nxehta të verës ashtu edhe gjatë dimrit. Me afërsisht 90 mijë banorë, kjo zonë nuk furnizohet me ujë prej 8 muajsh.Banorët shprehen se kanë kontrata të rregullta me ujësjellësin dhe se i paguajnë detyrimet, por megjithatë mungesa ujit ka qenë e pashmangshme. Ata thonë se herë pas here i janë drejtuar ndërmarjes së Ujësjellsësit të Tiranës, duke kërkuar që të bëhen lidhjet e rrjetit të ujit, por zëri i tyre nuk është dëgjuar.

Banorë që jetojnë pranë Universitetiti Bujqësor shprehen: Kujt ti ankohemi më?! Kemi kohë që ngremë zërin kot e asgjë nuk është ndryshuar. Ne mundohemi të mbijetojmë.
Mënyrë mbijetese për ta mbetet blerja e ujit të pijshëm, apo mbushja e ndonjë ene në atë pak kohë që uji vjen pas mesnate.

Një tjetër banore e zonës thotë: Uji vjen në orare të papërshtatshme..as gjysëm oreatëherë kur njerëzit pushojnë dhe jemi të detyruar të presim pas mesnate që të mbushim ndonjë bidon për konsum të përditshëm shprehet ajo.

Të shqetësuar për gjendjen në të cilën ndodhen, banorët shprehen se mungesa e ujit edhe pse i është kthyer në mënyrë jetese, mbetet e papërballueshme.
Vështirësi këto, të cilat bëhen akoma dhe më të prekshme për zonën pranë Institutit , ku gjendja e përgjithshme ekonomike nuk është e favorshme për të përballuar shpenzimet për blerjen e ujit apo sigurimin e tij në forma të tjera.

Një situatë e tillë gjendet edhe në një zonë tjetër në brendësi të kryeqytetit, pikërisht në Selitë, ku mungesa e ujit ndodhet në të njëjtat kushte.
Edhe për banoret e Selitës furnizimi me ujë të pijshëm mungon prej gati 8 muajsh.
Sipas banorëve të zonës gjendja është e pashpresë dhe pa mundësi përmirësimi. Ata shprehen se nuk dinë më se kujt ti drejtohen për ndihmë, dhe se nuk kanë besim në zgjidhjen e situatës as nga qeveria dhe as nga intitucionet përkatëse për furnizimin me ujë.

Me një problematikë të tillë po përballen banorët e dy zonave të kryeqytetit, të cilët të detyruar nga situata konkrete , nuk shpresojnë në zgjidhje, por kanë filluar të përshtaten me këtë mënyrë jetese të re.
Greta Malaj / IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Banorët në protestë për ujë, dy muaj cezmat të thara Mungesa e ujit të pijshëm, për mëse dy muaj, i...
  2. Kemi një javë pa ujë Tiranë- Banorët e Shkozës ankohen se prej një jave vuajnë...
  3. Korçë, 650 familje prej mëse 10 ditësh pa ujë Korçë- 650 familjet e fshatit Vlocisht të Korçes po vuajnë...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›