Basha: Ëndërroja të bëhesha kryebashkiak. Tani punoj 24 orë në ditë për qytetarët
Bashkia e Tiranës ka nisur një njoftim në lidhje me fjalimin që ka mbajtur Lulzim Basha në një universitet në Uashington. Sipas njoftimit, thuhet se Basha ishte ftuar aty sepse ka një vizion ndryshe për qeverisjen. Michael Haltzel, lider i shoqërisë civile ndërkombëtare, në Qendrën e Marrëdhënieve Transatlantike Johns Hopkins (Universiteti i Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare) ka bërë një prezantim të karrierës së zotit Basha, duke nënvizuar se fillimisht ka qenë anëtar i ri në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në shoqërinë civile dhe në vitin 1992, vëzhgues në zgjedhjet elektorale të atij viti.
Më pas Basha ka marrë merita si njeriu që bëri rrugën Durrës-Kukës, që na futi në NATO, që i dha Kosovësë pavarësinë, që na mundësoi lëvizjen e lirë, etj. Ndonëse i ri, sipas Haltzel CV e zotit Basha është tejet e pasur. Pasi përfundoi studimet në Holandë dhe master në të Drejtën Ndërkombëtare, më pas punoi në ish-Jugosllavi, si anëtar i një ekipi pune për Gjykatën Etnike dhe si këshilltar ligjor pas luftës së Kosovës për Kombet e Bashkuara. Në zgjedhjet e vitit 2005, pasi fiton Partia Demokratike, Lulzim Basha caktohet Ministër i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacioneve. Ai inicioi projektin më të madh, ndërtimin e rrugës Durrës Kukës Morinë. Në vitin 2007 caktohet ministër i Jashtëm, ku në vitin 2008 Shqipëria merr ftesën për anëtarësimin në NATO. Gjithashtu, me rëndësi ishte edhe njohja dhe shpallja e Kosovës të pavarur, po atë vit. Në vitin 2009 punohet për liberalizmin e vizave, në kohën kur Z. Basha ishte ministër i Brendshëm, kohë kjo kur ai zbatoi gjithë kriteret për emigrimin dhe rregullat për emigracion. Vjet, në vitin 2011 ai u zgjodh Kryebashkiak i Tiranës, detyrë përgjatë së cilës ai po prezanton një stil të ri qeverisje, për promovimin e investimeve, krijimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit.
Basha ka thënë përpara të pranishmëve se ai punon 24 orë në ditë për qytetarin e Tiranës. Basha ka zbuluar përpara të pranishmëve se ai kishte ëndërruar të ishte kryebashkiak.
Kushdo që ka jetuar në këtë qytet dhe në një çast të caktuar ka ëndrrat e tij, se si do të ngjante ky qytet dhe ku edhe unë kam pasur dikur ëndrrat e mia. Një mendim i tillë filloi të rritej çdo ditë në mendjen time, ndërsa kisha shumë kujdes se çfarë nevojitej të bëhej me Tiranën. Dhe si mund ta bëjmë atë? Pasojat më të rënda nga situata politike dhe konflikti politik ishin në Tiranë. Kjo ishte mundësia më e madhe, që tia kthenim Tiranën, qytetarëve, që vendi të ecë përpara, dhe ti çojë qytetarët, në vendin e parë të vendimmarrjes, tha Basha.