E Shtunë, 31 Tetor 2026

SKANDALI/ Zëdhënësi i kryebashkiakut të Uashingtonit: Nuk e kemi ftuar Bashën

Share

Tashmë është zyrtare: për Lulzim Bashën nuk ka asnjë ftesë nga kryebashkiaku i Uashingtonit. Lajmin e bën të ditur vetë zëdhënësi i kryebashkiakut të Uashingtonit, i cili ka folur për Balkan Insight.

Zëdhënësi Doxie McCoy tha se nuk ka pasur një ftesë për Bashën, megjithatë kryebashkiaku Vincent Gray do e presë Bashën… siç pret qytetarët e tjerë. E meqë Basha ka shkuar në Uashington për të treguar se si pret qytetarët në zyrë, do i rezervohet një pritje e tillë.

Një takim i shkurtër do të zhvillohet të martën. Një banor i qytetit, me origjinë nga Shqipëria, i kërkoi kryebashkiakut të presë në një vizitë kortezie kryebashkiakun shqiptar dhe ai pranoi pasi shpesh zhvillon të tilla takime, tha zëdhënësi McCoy.

Balkan Insight thotë se mediat pro- qeveritare në Shqipëri pretendojnë se Basha është ftuar në Uashington nga homologu i tij. Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës nuk i tha dot Balkan Insight nëse ishte një vizitë zyrtare apo jo.

Balkan Insight thotë se vizita të tilla në SHBA shihen si shumë të rëndësishme për politikanët shqiptarë. Agjencia përmend rastin e Jozefina Topallit, që nxori në media një foto bashkë me një kongresmen, të quajtur Bill Hanbury, por më vonë rezultoi se ai ishte thjeshtë operatori turistik. Ndërkohë një tjetër gafë u bë nga TVSH, e cila deklaroi se Topalli ishte takuar me Hillari Klinton, kur në fakt nuk ishte kështu.

Edhe në vitin 2001 ndodhi një skandal i tillë. Ilir Meta, në atë kohë kryeministër, u shkëmbye në korridorin e Shtëpisë së Bardhë me presidentin George Bush dhe deklaroi se ishte takuar me të.

Politikanët shqiptarë shpenzojnë mijëra dollarë për lobim në Uashington.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›