E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertët kroatë, të gatshëm të kontribuojnë në të gjitha fazat e pyetësorit


Ministrja Bregu zhvillon takime me Kroaci

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu zhvilloi një vizitë pune dyditore në Kroaci ku takoi homologun e saj kroat Gordan Jandrokovic, zyrtarë të tjerë të lartë,si dhe mori pjesë në konferencën rajonale të zhvilluar në Zagreb, “Përfundimi i Negociatave për Anëtarësim me Kroacinë dhe Perspektiva për Anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor ne BE”.
Gjatë takim çështjet kryesore që Bregu me Jandrokoviç ishte faza aktuale e procesit të Integrimit të Shqipërisë, ajo e plotësimi të Pyetësorit të KE-së që pritet të mbërrijë brenda muajit dhjetor. Ministrja e Integrimit mori mbështetjen e plotë të Kroacisë për asistencë në nivel ekspertësh për procesin e pyetësorit.
Jandrokoviç tha se ekspertët kroatë janë të gatshëm të kontribuojnë në të gjitha fazat e pyetësorit duke dhënë eksperiencën e tyre për një fazë që Kroacia e ka kapërcyer me sukses.
Ministrja e Integrimit nga ana tjetër informoi Jandrokoviç mbi ngritjen e strukturave në funksion të plotësimit të pyetësorit si dhe mbi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për përmbushjen e kritereve për anëtarësim.  Nga ana e tij Jandorkoviç vlerësoi punën e bërë nga qeveria shqiptare deri tani dhe konfirmoi edhe njëherë se Kroacia do të ndihmojë Shqipëria hap pas hapi në këtë proces, proces i cili sipas tij, do të ndihmojë në stabilizimin dhe zhvillim e të gjithë rajonit. Në këtë kuadër, ministrja tha se Bashkimi Evropian ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë kontribuuesi kryesor për sigurinë dhe asistencën ekonomike në rajon, aq më tepër që sot perspektiva evropiane e rajonit është më e prekshme se kurrë.
“Kroacia së shpejti do të bëhet anëtare, Maqedonia ka një perspektivë të qartë evropiane, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi po përfundojnë ratifikimin e MSA-së dhe Shqipëria sapo ka marrë përgjigje pozitive për kërkesën për anëtarësim”, tha ndër të tjera Jandorkovic .
Në fjalën e saj drejtuar pjesëmarrësve në Konferencë, Bregu tha se Shqipëria ka bërë progres domethënës për sa i përket implementimit të MSA-së, po ashtu është punuar shumë dhe me përafrimin e legjislacionit dhe përkthimin e “aquis”, sipas saj, sfidat më të mëdha të procesit të integrimit.
“Ne jemi optimistë se Shqipëria do të përmbushë brenda afateve plotësimin e pyetësorit si dhe brenda 2010-ës do të arrijë liberalizimin e vizave, duke qenë se po përmbush me sukses kushtet e udhërrëfyesit. Shumë shpejt Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia do të lëvizin pa viza, shpresojmë që Shqipëria dhe Bosnja t’i bashkohen këtij grupi brenda korrikut”, tha ministrja e Integrimit Evropian, duke sjellë në vëmendje të pranishmëve, rëndësinë që do të ketë përfshirja e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›