Ekspertët në një mendje: triumfon Gjermania

Teksa Kampionati i 13-të Europian i futbollit hap siparin me ndeshjen Zvicër-Ceki (sot ora 18:00), të gjithë ekspertët janë në një mendje: kapiteni i Gjermanisë, Mikael Balak do të ngrejë trofeun në fund të muajit.
Në fakt, kujtesa e katër viteve më parë në Portugali, Europa pa në fron një ekip tërësisht "outsider", Greqinë. Por, "king Otto" (gjermani Oto Rehagel u mund nga Shqipëria më pas) arriti të thyente me radhë Portugalinë, Spanjën, Francën, Cekinë e sërish Portugalinë.
Në garë janë 16 kombe, ku pas 31 ndeshjeve në tetë qytete, katër zvicerane e katër austriake, përvec se do të ndiqen nga miliona në stadiume, do të shihen nga miliarda njerëz përmes transmetimeve televizive.
Gjermania është vende fqinje me Austrinë (ku flitet gjermanisht) dhe Zvicrën (ku një pjesë e saj flet gjithashtu flet gjuhën e Mikael Balakut), dhe në një farë mënyrë është si të luaj në shtëpi.
"Balack and boys" e kanë fiksuar mirë shumë që do të përfitojnë në rast se ata do të fitojnë Kampionatin Europian, gati 250 mijë euro për kokë. Por le t'i shohim grupet me radhë.
Grupi A
Zvicra (renditja në botë 44, shanset 1/20). Trajneri i "ndershëm" Jakob Kuhn tha pak ditë më parë, se ai do të jepte me kënaqësi dorëheqjen nëse lojtarët e tij do të arrinin në cerekfinale. Djemtë e tij janë rritur nga finalet e fundit të Kupës së Botës, ashtu si Valon Behrami është më i pjekur.
Cekia (renditja 6, shanset 1/14). Formacioni i Karel Bruknerit luanë një futboll elegant, por nuk shihet si një ndër favoritët kryesorë. Dorëheqja e Pavel Nedved dhe dëmtimi i Tomas Rozickit, i privon ekipi kreativitetin për t'i shërbyer sulmuesit gjigant, Jan Koller.
Portugalia (renditja 11, shanset 2/15). Shumë tifozë asnjanës dëshirojnë të shohin në kampionati një Kristiano Ronaldo e kompani, që vallëzon me topin në kërkim të triumfit dhe spektaklit. Kujtimet e hidhura të vitit 2004, kur Portugalia u mund në finale nga Greqia, tashmë kanë marrë nota revanshi. Ronaldo, kampion i Anglisë dhe Ligës së Kampioneve është në kohën e duhur.
Turqia (renditja 20, shanset 1/35). Turqia e Fatih Terimit ka disa futbollistë të talentuar, por dhe të njëjtin temperament ballkanas si Greqia. Në Kupën e Botës 2002, për pak sa nuk eliminuan Brazilin. Yildiray Basturk, Hamit Altintop dhe Nihat Kahveci janë dhe "asat nën mëngë" të "Perandorit" Terim.
Grupi B
Austria (renditja 92, shanset 1/100). Në fakt shanse kaq ë pakta për një vend organizator nuk ka ndodhur kurrë, por Austria, ku luan edhe shqiptari Ronalad Gërcaliu e meriton. Shumë nga lojtarët janë shumë të rinj për të kujtuar "Ëunder Team" (Ekipin e Mrekullueshëm) të Hugo Meisel, ndërsa Hans Krankl e Toni Polster janë një kujtim i zbehtë. Slogani i tyre në Euro 2008 është i thjeshtë: "Organizuar nga një vend humbës, por miqësor"
Kroacia (renditja 15, shanset 1/12). Të shkathët, të ashpër dhe të përgatitur mjaft mirë teknikisht nga trajneri Slaven Bilic, kroatët mund të jenë të motivuar për të bërë më shumë sesa arritën ën Kupën e Botës 1988, kur përfunduan të tretët në botë. Lojtarët më të mirë kroat luajnë në kampionatet më të mirë europiane dhe ky është një argument më shumë. Mungon i dëmtuari Eduardo da Silva, por talenti Luka Modric është i gatshëm.
Gjermania (renditja 5, shanset 1/5). Balak është një udhëheqës që inspiron karakter dhe frymëzim. Gjermania në fakt nuk vuan nga reparti i avancuar, por nga ai prapavijës. Gjithsesi, ekipi i Lëv është fizikisht i përgatitur mirë, atletikisht mund të fitojë cdo duel shpejtësie. Raundi i parë nuk është aspak problem për Gjermaninë, por "lufta" me polakët do t'i lodhë pak.
Polonia (renditja 28, shanset 1/40). Trajneri holandez Leo Benhaker punoi në mënyrë të mrekullueshme për të ndërtuar një grup solid për të siguruar një vend në finale. Pak ditë më parë Polonia mundi Shqipërinë 1-0 në një test kontrolli. Në ekip pesha e një krijuesi si Maciej Zurawski dhe një golashënuesi si Euzebiusz Smolarek vlen shumë. Gjithsesi, përsa i përket përballjes së parë, duhet thënë se Polonia kurrë nuk e ka mundur Gjermaninë.
Grupi C
Holanda (renditja 10, shanset 1/11). Holanda mund të fitojë, edhe pse lojtarët do të donin të kishin një tjetër trajner. Ylli i Milanit, Clarence Seedorf, nuk pranoi të stërvitej në urdhrat e Marco van Basten, duke ndikuar jo pak në atmosferën "portokalli". Në të ashtuquajturin "Grup i vdekjes", Holanda do ta ketë shumë vështirë edhe pse ka yje si Van Nistelroi e një portier të madh si Van der Sar.
Italia (renditja 3, shanset 1/7). Humbja e kapitenit Fabio Kanavaro pas dëmtimit në fazën përgatitore nuk i ka dobësuar kampionët e botës. Forma e tij te Reali i Madridit nuk ka qenë shumë bindëse. Me Gigi Buffon në portë, e një magjistar si Andrea Pirlo në mesfushë e një kullë vrasëse si Luca Toni në sulm, të qenit edhe kampion Europe është një realitet.
Romania (rendtija 12, shanset 1/40). RRumania nuk ka gjeni të tillë si Gheorghe Hagi, por Adrian Mutu është shumë i ngjashëm. Sulmuesi e ka treguar shumë herë veten te Fiorentina se c'mund të bëjë me mbrojtjen kundërshtare. Dhe një nga këto është ajo e Italisë. Skuadra e Viktor Picurkës (fitoi 2-0, 6-1 me Shqipërisë në kualifikuese) mund të rezultojë surpriza e kampionatit.
Franca (renditja 7, shanset 1/8). Për gati një dekadë, "Les Bleus" (Blutë) kanë mrekulluar turnetë e mëdhenj. Por Zinedine Zidane është i tërhequr. Ekziston një diferencë midis të vjetërve dhe të rinjve, por trajneri Raymond Domenech beson shumë te një lojtar me cilësitë e Franck Ribéry.
Grupi D
Greqia (renditja 8, shanset 1/25). Të gjithë thonë se ajo që bëri Greqia katër vjet më parë, mund të përsëritet një herë në një mijë vjet. Por, Greqia e drejtuar sërish ng Otto Rehagel fitoi 10 nga 12 ndeshjet kualifikuese dhe bëri një përformancë të shkëlqyer. Duket më e vjetër se katër vjet më parë, por ka një sulmues të ri e me kualitet, Theofanis Gekas.
Suedia (renditja 30, shanset 1/33). Trajneri Lars Lagerback thirri sërish sulmuesin veteran Henrik Larson, dhe me ndihmën e yllit të Interit, Zlatan Ibrahimovic beson se mund të shojë shumë larg. Suedezët të paktën shpresojnë se mund të shkojnë të paktën në cerekfinale.
Spanja (renditja 4, shanset 2/11). Të gjithë presin që spanjollët të dëshmojnë talentin e tyre. Kanë fituar 44 vjet më parë, por tani i kanë yjet e nevojshëm për të bërë "double". Nga portieri Iker Casillas, për të kaluar më pas te mesfushori Cesc Fabregas e deri te sulmuesi Fernando Torres, Spanja i ka lojtarët përta merituar titullin.
Rusia (renditja 24, shanset 1/32). Të gjithë i tremben një njeriu, trajnerit Guus Hiddink. Arritjet e tij me Holandën, Korenë e Jugut e Australinë meritojnë respekt. Të njëjtën gjë bëri ai dhe me Rusinë, duke eliminuar një ekip të frikshëm, si Anglia.
Po Anglia? Ajo nuk është si komb në finalet e Euro 2008, por 44 lojtarë nga të gjitha finalistet, me përjashtim të Italisë, Rumanisë e Rusisë, luajnë në klube angleze. Janë katër skuadra "angleze" brenda Europianit.