Top-11, Van Basten e Hiddink mes tyre

Marco van Basten dhe Guus Hiddink, dy nga tre trajnerët holandezë në Euro 2008, u zgjodhën në ekipin më të mirë "portokalli" të gjitha kohërave. Van Basten drejton Holandën, Guus Hiddink udhëheq bankinën e Rusisë dhe Leo Benhakker është kryetekniku i Polonisë.
Van Basten, një nga sulmuesit më të mëdhenj të historisë së futbollit botëror u votua në majë të ekipit. Trajneri i Rusisë, Hiddink, u votua në mesfushë së bashku edhe me legjendën Rinus Michels, i cili udhëhoqi Holandën në triumfin e Euro 2008. Hidink, nga ana e tij e coi Holandën në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 1998.
Duke zgjedhur një formacion tipik holandez në skemën 4-3-3, Van Basten ësht në krye të "tredhëmbëshit" së bashku edhe Johan Cruyff e Dennis Bergkamp. Ish-lojtari i Arsenalit dhe një nga heronjtë e Kupës së Botës 1998 mundi për këtë vend Rob Rensenbrink, i cili udhëhoqi "tulipanët" në finalen e Kupës së Botës 1978 në Argjentinë.
Edvin van der Sar, veterani i disa fushatave ndërkombëtare ishte i padiskutueshëm në portë. Linja difensive përbehet nga Frank Rijkaard, Jaap Stam, Ruud Krol dhe Ronald Koeman, ndërsa mesfusha konsiston nga Villem van Hanegem, Phillip Cocu dhe Johan Neeskens.