E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miss Zvicra i jep udhe Europianit te 13-të

Me një ceremoni mbresëlënëse e plot ngjyra në stadiumin "St. Jakob-Park" në Bazel të Zvicrës morri udhë edhe Kampionati Europian i futbollit. Shfaqja, e konceptualisht e dizenjuar nga drejtori artistik Martin Arnaud dhe agjencia "Auditoire" sollën shumë elementë të kombinuar, për të sjellë imazhin dhe trashëgiminë e dy vendeve organizatore, Zvicrën e Austrinë.
Në fokus ishte sporti dhe kultura, por dhe mesazhi i vlerave të UEFA-s për lojën e ndershme. Gjatë shfaqjes, që zgjati 13 minuta, rreth 1 mijë performues nga kombësi të ndryshme, të moshës nga 14 deri në 70 vjec, u dha imazhi i dy vendeve, që nis nga e bardha e Alpeve e deri te jeshilja e pamjeve pastorale.
600 vullnetarë mbajtën kube shumëngjyrësh, duke krijuar një seri imazhesh gjigande e peizazhe. Në Ceremoninë Hapesë parakaluan edhe 16 fëmijë, të cilët mbanin 16 flamujt, që përfaqësonin cdo vend pjesëmarrës të Euro, të udhëhequr nga Miss Zvicra 2007, Amada Aman, e cila është gjysmë zvicerane dhe gjysmë ceke. Mijëra tullumbace të bardha e jeshile, si dhe një zjarr spektakolar fishekzjarresh i dhanjë një pritje të ngrohtë shfaqjes, që celi edhe Kampionatin e 13-të Europian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›