Javë e zezë për Adrian Mutu

Javë e zezë për sulmuesin e Rumanisë, Adrian Mutu. Jo vetëm që i duhet të paguajë 12 milionë euro dëmshpërblim ish-klubit të tij, Chelsea, pasi doli pozitiv si përdorues kokaine në vitin 2004, por të premten ylli i Fiorentinës, mori dhe një lajm të keq. Gjyshja e tij 80-vjecare ndërroi jetë. Sipas mediave, Mutu kishte kaluar një pjesë të mirë të fëmijërisë në shtëpinë e gjyshes në malet Karpate në Rumaninë qëndrore.