E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria japoneze grand për pajisjen e Urgjencave

Qeveria japoneze ka garantuar një grand për pajisjen me aparatura të 14 qendrave të urgjencave në të gjithë vendin. Marrëveshja u nënshkrua sot nga ministrja e shëndetësisë Godo dhe përfaqësues të qeverisë japoneze. 

TIRANE- Qeveria japoneze i vjen në ndihmë sektorit të urgjencave duke akorduar një grand për pajisjen me aparatura të 14 qendrave të urgjencave në gjithë vendin. Marrëveshja u nënshkrua sot në Ministrinë e Shëndetësië ku gjithcka u konkretizua pas projektit të përbashkët për “përmirësimin e pajisjeve mjekësore për qendrat e urgjencave në nivel rajonal në vendin tonë”. Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja Godo dhe përfaqësues të qeverisë japoneze. Ky projekt pason dy projekte të tjera të cilësuara të sukseshme të qeverisë japoneze në vitet 2001 dhe 2005, për pajisjen me apartura të spitalit pediatrik të Tiranës dhe 5 spitaleve të jugut në vend.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›