Ekspertët shqiptarë të videos së Metës kërkojnë lekët e punës
Tre ekspertët shqiptarë të videos Meta-Prifti, të cilët e nxorën atë si jo origjinale, thonë se ende nuk janë paguar për punën e tyre nga ana e Gjykatës së Lartë. Prej ditësh ata enden dyerve të institucioneve, për të marrë lekët që thonë se u takojnë. Bëhet fjalë për 30 milionë lekë.
Ende nuk i kemi marrë paratë. Ne jemi pajtuar nga Gjykata e Lartë dhe natyrisht prej këtij institucioni duhet ti marrim paratë për punën tonë. Secili prej nesh ka dërguar faturën me shpenzimet që ka bërë. Na është thënë që procedura do të nisë pas publikimit të vendimit, – tha eksperti Artur Rahmani për GSH.
Tre ekspertët shqiptarë ngjallën dyshime për ekspertizën që i bënë videos Meta-Prifti, duke qenë se nuk kishin pajisjet e duhura, ndërkohë që ekspertët amerikanë dhe britanikë e kishin nxjerrë videon origjinale, ndryshe nga tre ekspertët shqiptarë.