Bashkia kërkon falje: Do ti kompensojmë faturat e ujit
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas protestës së këshilltarëve socialistë për futjen e tarifës së pastrimit në faturën e ujit. Socialistët deklaruan se kjo metodë kishte taksuar gabimisht mijëra qytetarë që përfshihen në shtresat në nevojë, si pensionistët, dhe nga ana tjetër marrëveshja me Ujësjellësin ishte e paligjshme. Në njoftimin e saj bashkia pranon gabimin dhe thotë se do të kompensohen të gjithë ata qytetarë që janë faturuar gabimisht, por kjo do të ndodhë pasi ata të ribëjnë edhe një herë nga e para dokumentet e tyre. Bashkia e Tiranës do të kompensojë të gjithë personat apo familjet e përjashtuara me ligj nga pagesa e taksës së pastrimit, por që e kanë paguar atë. Ashtu siç është njoftuar edhe me parë, zyrtarisht vazhdon procesi i mbledhjes së dokumentacionit nga personat apo familje që u përkasin kategorive të cilat përjashtohen nga pagesa e tarifës së pastrimit si: – Pensionistët- Veteranët- Invalid të luftës dhe Punës- Përfituesit e ndihmës ekonomike – Të verbrit- Të sëmurët Paraplegjik dhe Tetraplegjik. Të gjithë këta persona të cilët për arsyen e mosdorëzimit pranë njësive bashkiake para datës 20 siç është parashikuar në udhëzim, u është dashur të paguajnë këtë tarifë, do tu kompensohet duke iu zbritur nga fatura e ujit e muajit pasardhës. Kategoritë e familjeve të sipërcituara që të përfitojnë nga përjashtim i pagesë së Tarifës së Pastrimit duhet të dorëzojnë pranë Njësive Bashkiake dëshminë e gjendjes së tyre si më poshtë: – certifikatën familjare, me kushtin që të jenë kryefamiljarë dhe pa persona të tjerë madhorë, përveç bashkëshortit ose bashkëshortes, thuhet në njoftimin e bashkisë.