E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertët urbanistë: Zhvillimi i turizmit, të krijohen aleanca turistike

turizmi-ne-sarande-aSarandë- Specialistët urbanistë dhe ambientalistë kanë mbajtur një Konferencë në Sarandë lidhur me planet rregulluese për hapësirën urbane të këtij qyteti si njërit prej destinacioneve më të rëndësishëm turistik të vendit.

Rigjenerimi urban si parakusht për zhvillimin harmonik të turizmit ishte mes rekomandimeve kryesore të ekspertëve që kanë referuar në konferencën e dytë për turizmin të organizuar prej Bashkisë.

Konferenca grumbulloi personalitete shqiptarë dhe të huaj përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, si dhe studiues e ekspertë në fushën urbane, arkitektë, operatorë turistikë etj.  

Kreu i Bashkisë së Sarandës Stefan Çipa theksoi së nevojitet mbështetja e qeverisë shqiptare për të përmirësuar në maksimum sistemimin e ujësjellës kanalizimeve, portin dhe infrastrukturën rrugore të qytetit.

“Saranda është tërësisht e përgatitur për të lënë prapa e për të mbyllur periudhën e zhvillimit katoik sidomos në pikëpamje urbane dhe të bëjë hapin e madh për t’u zhvilluar sipas një plani të mirëstudiuar dhe që të menaxhojë kapacitetet e mbetura për të rigjeneruar vetveten”,- u shpreh Çipa gjatë fjalës së tij.

Referues dhe ekspertë të tjerë të fushës si Sazan Guri e Frank Paloka u ndalën në zhvillimin e turizmit të integruar mes njësive të tjera vendore nga Lukova, Ksamili e Delvina deri në Himarë, Gjirokastër e Vlorë, duke pranuar për herë të parë në këtë Konferencë idenë e krijimit të “aleancave turistike”.

Konferenca ofroi rekomandimin se ka ardhur dita kur Bashkia të ushtrojë pushtet mbi ndërtuesit e investitorët, për ti mbyllur në pikëpamje ndërtimore këto objekte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›