E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksperti britanik: BE presion Shqipërisë për gjakmarrjen

Kërkesa erdhi nga një profesor i Universitetit Durham në Britaninë e madhe, Dr. Alex Standish, i cili eshte ekspert i këtij fenomeni. Sipas tij, te tilla fenomene zhvillohen atje ku ka sistem gjysor dhe policor te dobet. Ai tha se kjo eshte nje arsye pse shqiptaret emigrojne 

LONDER-Qeverite europiane duhet t’i bejne presion autoriteteve shqiptare që të luftojnë fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri. Kërkesa erdhi nga një profesor i Universitetit Durham në Britaninë e madhe, Dr. Alex Standish, I cili eshte ekspert i këtij fenomeni bërë në të përditshmen Irlandeze “Irish Times”. Sipas tij, kishte fakte qe numri i vrasjeve per gjakmarrje po rritej ndjeshem dhe policia shqiptare nuk po tregonte vullnetin e duhur per të përballuar situatën.
“Duhet t’i bëjmë presion qeverisë shqiptare, një vendi që aspiron të jetë anetare e Bashkimit Europian që të përmbushë të njëjtat standarte pergjegjësie me qeveritë e vendeve tona” u shpreh profesori Standish per te përditshmen irlandeze “Irish Times”.
Ne kete gazetë, ai shpjegon edhe kanunin shqiptar dhe traditat e shekullit te XV ku gjaku duhet lare me gjak dhe familja e nje viktime eshte e autorizuar qe te marre hak duke i marre jeten te afermit te vrasesit.
Standish, nje ish-korrespondet i rrjetit Britanik BBC thekson se me rritjen e numrit te personave te perfshire ne gjakmarrje te cilet largohen nga Shqiperia per te jetuar ne vende te ndryshme europiane, eshte e rendesishme qe qeverite e vendeve te bllokut te jene ne dijeni lidhur me kete fenomen. Sipas tij eshte fakt qe shume shqiptare kane kerkuar azil politik ne vende te ndryshme me justifikimin se jane në gjak dhe se kërcënohen vazhdueshëm nga ky fenomen në rast se qëndrojnë në Shqipëri.
“Nuk eshte diçka ireale qe refugjatet vijne ketu dhe deklarojne se ne vendin e tyre ekziston diçka e tille si gjakmarrja. Eshte e miredokumentuar dhe nuk mendoj se mund te vihet ne dyshim ekzistenca e ketij fenomeni” shprehet profesori i unversitetit Durham Alex Standish. Sipas tij, te tilla fenomene zhvillohen atje ku ka sistem gjysor dhe policor te dobet dhe se rritja e numrit te personave ne gjakmarrje ne Shqiperi sugjeron se shteti shqiptar nuk ka vullnetin e duhur per ta luftuar kete problem.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›