Emigranti kthehet për festa, vret gruan për xhelozi
Një emigrant i sapokthyer në shtëpi vrau me mjete të forta gruan për arsye xhelozie. Masakra ndodhi në ambientet e shtëpisë së familjes. Cifti ka 5 fëmijë, të cilët tani do të duhen të përballen me humbjen e nënës së tyre dhe burgimin e babait
DURRES--Në prag të ndërrimit të festave krimi godet familjen shqiptare. Një person, emigrant i sapokthyer në shtëpi vrau me mjete të forta gruan për arsye xhelozie. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kulletë të Manzës të rrethit të Durrësit, kur 57 vjecari Arif Sula pas një grindjeje më gruan, Xhumahe Sula ka rrëmbyer mjete të forta dhe e ka sulmuar bashkëshorten derisa kjo e fundit humbi jetën. Masakra ndodhi në ambientet e shtëpisë së familjes Sula. Pas krimit, 57 vjecari, emigrant në Greqi i sapokthyer për festat e fundvitit në shtëpi pranë familjes, është vetëdorëzuar në organet e policisë. Në policia, Arif Sula tregoi se e kreu krimin pasi dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte.
Cifti Sula ka 5 fëmijë, të cilët tani do të duhen të përballen me humbjen e nënës së tyre dhe burgimin e babait. Mbi bashkëshortin vrasës do të rëndojë akuza e vrasjes së një personi me dashje.
(d.b/BalkanWeb)