E Shtunë, 31 Tetor 2026

“ARMO”, drekë festive punëtorëve të UPN në Fier

Rreth 200 punëtorë të uzinës së përpunimit të naftës në Fier kanë marrë pjesë në drekën festive të organizuar nga drejtori i përgjithshem i ARMO-s Rezart Taçi. Ai gjatë drekës ka ururar punëtorët për festat, ndërsa ka premtuar investime të mëdha. 

FIER- Drejtues të ARMO-s kanë shtruar për punëtorët e uzinës së përpuinimit të naftës në Fier drekën festive me rastin e vitit të ri. Rreth 200 punëtorë dhe drejtues lokal kanë festuar sëbashku në darkën e organizuar nga drejtori i përgjithshëm i ARMO-s Rezart Taçi i cili iu uroi të pranishmëve vitin e ri, ndërsa i cilësoi punëtorët e rafinerive si njerëz të sakrificës.
Drejtori i Uzinës së përpunimit të naftës në Fier, Bledar Myftari tha se drejtuesit e ri të ARMO-s kanë filluar të bëjnë realitet premtimet e tyre. Me rastin e festave të fundvitit tha Myftari, drejtuesit e ARMO-s u kanë dhënë punëtorëve nga dy rroga shpërblim.
Dreka festive me punëtorët e uzinës së përpunimit të naftës në Fier vinte pas asaj me punëtorët e Ballshit pak ditë më parë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›