E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varfëria, një familje tropojane apel për ndihmë

Familje 6 anetarshe e Hyre Milushit jeton ne nje barake, kushtet e te ciles rëndohen akoma më shumë nga dimri me temperaturat nën 0 grade. Pervec varferisë kjo familje ka perjetuar nje tragjed. Pak vite me pare kryefamiljari dhe djali i tij humben jeten ne nje aksident 

TROPOJE-Në rrethin e Tropojes ka shumë familje të varfëra që u mungon buka e gojes dhe banojnë në barake në kushte shumë të vështira jetese, që rëndohen akoma më shumë nga dimri me borë dhe temperaturat nën 0 grade celcius. Një ndër këto familje është ajo e Hyre Milushit qe jeton, ne nje barake te ndertuar ne vitin 1970 tek ish-nderrmarrja Gjeologjike.
Pervec varferisë kjo familje ka perjetuar nje tragjedi akoma me te madhe, pak vite me pare kryefamiljari dhe djali i tij kane humbur jeten ne nje aksident dhe jetesa per 6 pjestaret e tjere te familjes eshte mjaft e veshtire.
Te ardhurat për 6 pjestare te familjes ne nje muaj jane 1200 leke te reja. Semundjet e ilacet jane te pranishme ne menyre te vazhduar. “Vitin e Ri shprehen nuk do ta festojme se nuk kemi para shprehet” Ornela e vogel
Pavarësisht gjendjes së rënde familja veriore deri ne keto momente nuk është ndihmuar nga askush.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›