Eksperti britaniksot në Kuvendpër ligjin e SHISH
TIRANE- Ndryshimet e reja, të propozuara nga maxhoranca në ligjin “Për Shërbimin Informativ Shtetëror” pritet të shqyrtohen për herë të parë në mbledhjen e sotme të komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Amendamentet që synojnë forcimin e kontrollit kuvendor ndaj shërbimeve inteligjente do të diskutohen nga deputetët në një mbledhje me dyer të mbyllura, ku pritet të marrë pjesë edhe një specialist britanik i dërguar nga OSBE-ja- shkruan sot Gazeta Shqiptare e cila i referohet kreut demokrat të këtij komisioni, Leonard Demi.
Në seancën plenare të datës 8 korrik ai ka sqaruar se “kontrolli parlamentar është një element i rëndësishëm i sistemit ligjor të një demokracie funksionale. Ai është forma më e rëndësishme e kontrollit demokratik dhe drejtimit të veprimtarive të shërbimit të fshehtë. Ky kontroll bëhet me ligj. Prandaj, komisioni i Sigurisë po bën përpjekje për të hartuar dhe paraqitur, shpresojmë në sesionin e afërt parlamentar, një projektligj të ri në bazë të përvojës më të mirë të demokracive europiane. Të hënën (sot) OSBE do dërgojë pranë komisionit të Sigurisë një specialist britanik, për të na ndihmuar me ekspertizën e vet në këtë drejtim”, - deklaroi Demi.
Amendamentet e ligjit “Për SHISH-in” janë përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit për t’u votuar në seancën plenare të datës 22 korrik.
(s.g/BalkanWeb)